Kërko

 Incontro dei segretari delle conferenze europee a Tirana Incontro dei segretari delle conferenze europee a Tirana

Në Tiranë, takimi sekretarëve të përgjithshëm të konferencave ipeshkvnore të Evropës

Tirana pret takimin vjetor, nga 22-25 qershor, të Sekretarëve të përgjithshëm të konferencave ipeshkvnore të Kishave katolike evropiane. Ndër personalitete të Kishave të Evropës, në këtë eveniment do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Ipeshkvijve Evropianë, SH.T. imzot Gintaras Grušas. Tema rreth së cilës zhvillohen punimet e asamblesë, është Sinodi i ardhshëm i Kishës, që do të mbahet në tetor në Vatikan, dhe dokumenti Instrumentum Laboris i cili do të udhëheqë punën e Kuvendit të tetorit

R.SH. / Vatikan

Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisç, pret në Tiranë takimin vjetor të Sekretarëve të përgjithshëm të konferencave ipeshkvnore të Kishave katolike evropiane. Ndër personalitete të Kishave të Evropës, në këtë eveniment, nga dara 22-25 qershor, do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Ipeshkvijve Evropianë, SH.T. imzot Gintaras Grušas. Tema rreth së cilës zhvillohen punimet e asamblesë, është Sinodi i ardhshëm i Kishës, që do të mbahet në tetor në Vatikan, dhe dokumenti Instrumentum Laboris i cili do të udhëheqë punën e Kuvendit kishtar të tetorit. 

Përveç Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metës, pritet të marrë pjesë edhe Nunci Apostolik në Tiranë, imzot Luigi Bonazzi, si edhe Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, i cili në njërën prej ditëve të qëndrimit në Tiranë do të mirëpresë në Katedralen e tij mbarë delegacionin. Po më hollësisht nga Tirana të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

Zëdhënësi Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja

Takim i sekretarëve të përgjithshëm të konferencave ipeshkvnore evropiane

Tiranë, 2023

Këtë vit Tirana do të presë takimin vjetor të sekretarëve të përgjithshëm të konferencave ipeshkvnore evropiane. Hierarkia kishtare evropiane këtë herë do të mblidhet në vendin tonë për asamblenë e saj vjetore, ku pritet të trajtohen dhe të diskutohen sfidat aktuale, çështjet prioritare dhe zhvillimet e fundit brenda Kishës Katolike universale.

Asambleja, që mbahet në datat 22-25 qershor, pritet të jetë e një rëndësie të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh edhe ecur aktuale të Kishës. Pjesëmarrja e hierarkëve më të lartë dhe të zërave më me ndikim në nivel evropian e jo vetëm, është tregues i karakterit të veçantë të këtij evenimenti. Ndër të tjerë, në këtë eveniment do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Ipeshkvijve Evropianë, SH.T. imzot Gintaras Grušas.

Tema rreth së cilës do të zhvillohen punimet e asamblesë, lidhet me sinodalitetin dhe qasjen që konferencat e ndryshme kanë në lidhje me këtë realitet. Sigurisht që sinodi i ardhshëm do të zërë pjesën më të madhe të diskutimeve. Dokumenti i sapopublikuar i punës do të jetë objekt diskutimi dhe shqyrtimi. Përveç përgjegjësve të komisioneve, me një interes të madh priten ndërhyrjet që do të bëjnë personalitetet dhe ekspertët e ftuar me këtë rast. Arqipeshkvi i Maltës, imzot Charles Scicluna, do të jetë njëri prej të atyre që do të referojnë mbi aktualitetin dhe të ardhmen e kishës evropiane në dritën sinodale.

Mikëpritëse e këtij evenimenti është Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë (KISH), e cila është e angazhuar me të gjithë stafin e saj për mbarëvajtjen e tij. Mundësia dhe arritja që ky takim të organizohej në Tiranë, përbën një nder dhe privilegj për vendin dhe Kishën tonë shqiptare. Në punimet e kësaj asambleje, përveç Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, imzot Gjergj Metës, pritet të marrë pjesë edhe Nunci Apostolik në vendin tonë, imzot Luigi Bonazzi, si edhe Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, i cili në njërën prej ditëve të qëndrimit në Tiranë do të mirëpresë në Katedralen e tij mbarë delegacionin. Gjatë këtyre ditëve, hierarkia kishtare evropiane do të vizitojë edhe disa prej vendeve identitare të kombit, të kulturës dhe të Kishës shqiptare.

Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i KISH-it

22 qershor 2023, 12:56