Imzot Massafra: Kisha në Shqipëri afër Papës me lutje e dashuri
R.SH. – Vatikan
E gjithë Kisha katolike në Shqipëri është "afër" Papës Françeskut, me lutje e dashuri, i cili këto ditë u shtrua sërish në spitalin Gemelli, në Romë. Kështu shprehet Kryeipeshkvi imzot Massafra në një mesazh radiofonik për Radio Vatikanin - Vatican News, duke uruar Shenjtërisë së Tij shërim të mirë e kthim të shpejt në Vatikan.
“Falënderojmë Zotin që operacioni i djeshëm që Papa pati spitalin Gemelli ka kaluar me sukses. Kisha katolike në Shqipëri është gjithmonë afër Papës Françeskut, veçanërisht në këtë moment të vuajtjes fizike. Përmes lutjes ne kërkojmë shërim të shpejt e që Zoti ta mbush përsëri me energji për të vazhduar misionin si Papë. Me kërkesën e tij, ne sot kemi pranuar që kjo ditë t'i kushtohet lutjes për paqen në Ukrainë e në mbarë botën. Zoti i dëgjoftë lutjet tona për shëndetin e Papës, për paqen në botë, për atë paqe për të cilën Ati i Shenjtë është kaq shumë i angazhuar. Lutemi që Papa të kthehet sa më shpejt në Vatikan për të vazhduar punën që Zoti i ka besuar”, thotë imzot Massafra në mesazhin e tij.
Ta dëgjojmë mesazhin e urimit që imzot Massafra i bën Papës: