Kërko

Immagini della Vergine Maria di Francesco Astiaso Garcia Immagini della Vergine Maria di Francesco Astiaso Garcia

Át Pjetër Meshkalla: T’Falemi, o Mrí!

T’ falemi, o Mrí! Virgjina e dlir',/O Nana e bukur e K'shillit t'Mirë;/Ty ndimë të kena në ket' shkretí:/ T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí/..Shqiptarët, o Zojë, të tanë/Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:/Mëshirë, të luten, t'kesh për Shqypni!/ T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí!

R.SH. / Vatikan

T’Falemi, Mrí!

T’ falemi, o Mrí, Virgjina e dlir',

O Nana e bukur e K'shillit t'Mirë;

Ty ndimë të kena në ket' shkretí:

T’ falemi, o Mrí, të falemi, o Mrí

 

Të falemi Virgjin', Nana e Tenzot,

Ndihma e kshtenimit me hire plot;

T'biej në mend se Zoja e Shkodrës je:

Lutu për ne, lutu për ne!

 

Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja

Si n'kohët e moçme n'kishë te Kalaja,

Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;

T’ falemi, o Mrí, t’ falemi, Mrí!

 

Lutu, Shqiptarët, o Zojë, të tanë

Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:

Mëshirë, të luten, t'kesh për Shqypni!

T’ falemi, o Mrí, t’ falemi, o Mrí!

Nga krijimet poetike të Át Pjetër Meshkallës, jezuit.

02 maj 2023, 15:04