Un besoj, o Zoti i jem, se Ti jé ngjallë së dekunit
R.SH. - Vatikan
Ditën e Peshkve
Un besoj, o Zoti i jem, o i Lumi Jezu Krisht, se Ti jé ngjallë së dekunit.
Po, Ti e mujte deken, mëkatin e ferrin.
Gjith laudi e ndera të kjoftë ty, o Shëlbues i hyjnueshëm, per jetë të jetës, prej të tana krijatyrve qi janë në Qiellë e më tokë.
O i lumnueshmi Biri i Zotit, më bàn edhe mue pjestar në ket fitim e lumni t’ande; kshtù qi t’a vé edhé vetë nen kamë mkatin e të ngjallem në nji jetë kryekput të ré, si të pelqen Ty.
Po, o Shperblyes i hyjnueshem; per mue diqe e tash jé tuj ndejë në krah të djathtë t’Atit të Qiellvet.
M’a nep edhé mue hirin, qi të jetoj per Ty, mas vullndese s’ate, per me mujtë me i myllë ditët e jetës s’eme në hìr e në dashtnì hyjnore t’ande.
(uratë e lashtë nga visari i uratëve – doracakë lutjesh në gegnishte)