Kërko

Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari Albania Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari Albania

Imzot Massafra uron besimtarët myslimanë: gëzuar Fitër-Bajrami!

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, në emrin personal dhe në emër të Kishës Katolike në Shqipëriua ua uron vëllezërve dhe motrave myslimanë: GËZUAR festën e ‘ID AL-FITR-it, Bajramit. Së bashku "të promovojmë një kulturë dashurie dhe miqësie..."

R.SH. / Vatikan

Me rastin e muajit të Ramazanit, i cili përfundon me ‘Id al-Fitr (Fitër Bajramin), Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, në emrin personal dhe në emër të Kishës Katolike në Shqipëri ua uron Vëllezërve dhe Motrave MyslimanëGËZUAR festën e ‘ID AL-FITR-it, Bajramit. Nga Shkodra të ndjekim njoftimin e zëdhënësit të  Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

Zëdhënësi Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, dom Mark Pashkja:

TIRANE, më 19 prill 2023

Shumë i nderuar Z. Bujar Spahiu,

Kryetar

i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

 

Vëllezër dhe motra myslimanë!

në emrin tim personal dhe në emër të Kishës Katolike në Shqipëri, ju uroj: GËZUAR festën e ‘ID AL-FITR-it, Bajramit.

Festa e Bajramit vjen pas agjerimit dhe lutjes që keni bërë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është i rëndësishëm për jetën e bashkësisë myslimane, prandaj uroj t’i ketë dhënë secilit një forcë të re në jetën shpirtërore personale, shoqërore dhe familjare, në këtë kohë të vështirë.

Dikasteri Papnor për Dialogun Ndërfetar ju shpreh të gjithë ju urimet më të mira me uratë dhe me përgëzime të përzemërta, e sivjet Mesazhi e Tij ka si moto: “Të krishterë dhe myslimanë: nxitës të dashurisë dhe miqësisë”:

“Ne do të luftojmë kulturën e urrejtjes dhe do të promovojmë një kulturë dashurie dhe miqësie, me një edukim të shëndetshëm të brezave të ardhshëm në të gjitha hapësirat ku edukohen: në familje, në shkollë, në vendet e kultit dhe në mediat sociale.

Një botë ku mbretëron drejtësia, paqja, vëllazëria dhe begatia, kënaq të Gjithëpushtetshmin dhe dhuron gëzim, duke nxitur kështu angazhimin tonë të sinqertë dhe të përbashkët”.

Zoti i Mëshirshëm dhe i Gjithëpushtetshëm na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë, të dhembshurisë dhe të paqes dhe lusim për paqen në Ukrainë e në të gjithë botën.

                                               PËRS HUMË VJET BAJRAMIN

† Angelo Massafra O.F.M.

Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult

President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqiperisë

21 prill 2023, 09:56