Kërko

Bashkia e Shkodrës vlereson Motrat Apostulle të Zemres së Shenjtë të Jezusit në Shqipëri për veprimtarinë e tyre bamirëse Bashkia e Shkodrës vlereson Motrat Apostulle të Zemres së Shenjtë të Jezusit në Shqipëri për veprimtarinë e tyre bamirëse

Bashkia Shkodër, Çertifikatë Mirënjohje Motrave Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit

Motrat Apostulle të Zemres së Shenjtë të Jezusit, me karizmen e jetës së tyre rregulltare: “Caritas Christi urget nos”, kanë punuar në Shqipëri që para komunizmit deri në 1964. Ku pastaj janë detyruar të largohen nga Shqipëria. Por me rënjën e komunizmit të thirruara nga Papa Gjon Pali II , rikthehen në Shqipëri. Aktualisht janë në të gjitha kontinentet. Në Shqipëri janë të pranishme në tri bashkësi: Juban, Dajç të Lezhës e Shkodër. Certifikatë

R.SH. / Vatikan

Urdhëri: Apostullet e Zemrës së Shenjtë të Jezusit

Çertifikatë Mirënjohje për kontributin e palodhur në ndihmesen e të sëmurëve me asistence mjekësore e medikamente dhe në arsimimin e të rinjve të komunitetit tonë.

Bashkia Shkodër,

Prill 2023.

Ky vlerësimi i Bashkisë së Shkodrës për veprimtarinë në shërbim të qytetarëve që ofron Familja e Motrave Apostulle të Zemrës së Shenjtë të Jezusit, e themeluar nga Nënë Klelia Merloni, në Shqipëri në Shkodër, Dajç të Lezhës dhe Juban.

Motër Majlinda Topalli pohon: Motra Apostulle të Zemres së Shenjtë të Jezusit, e kanë karizmen e tyre të shprehur në stemen e jetës së tyre rregulltare: “Caritas Christi urget nos”! Kanë punuar në Shqipëri që para komunizmit deri në 1964. Ku pastaj janë detyruar të largohen nga Shqipëria. Por me rënjën e komunizmit të thirruara nga Papa Gjon Pali II , rikthehen në Shqipëri.

Aktualisht janë në të gjithe botën dhe në të gjitha kontinentet. Edhe në Shqipëri janë të pranishme në tri bashkësi: Juban, ku punojnë në fushën e mjekesisë, promovimin njerëzor, në edukimin e brezave të ri dhe aktivitete pastorale. Në Dajç të Lezhës, Ku aktiviteti primar eshtë shërbimi mjekësor , ku aty punon një moter me të sëmure por edhe shkon dhe I viziton dhe kujdeset per to edhe ne banesat e tyre, aty dhe ne rrethinat. Ndërsa motrat e tjera merren me kujdesin baritor ne famulli. Në Shkodër, ku aktiviteti prioritar eshte shkolla 9 - vjeçare, “Cor Jesu”. E gjitha kjo bëhet në Nder e lavd të Zotit.

Të vetmin qëllim që kane Motrat është që ti shërbejnë Zotit në atë që bëjne. Bashkia e Shkodrës, ka vendosur, më 21 prill 2023, që në emër të së mirës që bëjnë “ti falënderojë, duke qenë mirënjohes dhe i uruar atyre që njerëz si këto ti shtohen botës dhe Shqipërisë”

22 prill 2023, 10:30