Kinë, ipeshkvi Shen Bin në Shangai. Selia e Shenjtë: u njoftua pak ditë më parë për vendimin
Ipeshkvi Shen Bin u transferua nga Dioqeza e Haimenit në Shangai. Drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni: “Selia e Shenjtë e mësoi lajmin nga mediat e vendbanimit. Për momentin, nuk ka asgjë për të thënë lidhur me vlerësimin e ngjarjes”
R.SH. – Vatikan
Ipeshkvi Shen Bin, deri tani bari i Haimenit, e mori dje detyrën e re, në dioqezën e Shangait, në Kinë. “Selia e Shenjtë u informua pak ditë më parë për vendimin e autoriteteve kineze” lidhur me transferimin e ipeshkvit, ndërsa e “lajmin e marrjes së detyrës e mori sot në mëngjes nga mediat,” - njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, në një komunikatë për gazetarët. “Tani për tani - shton - nuk kam çfarë të them lidhur me vlerësimin e Selisë së Shenjtë për këtë çështje”.
05 prill 2023, 13:29