Imzot Gjergj Meta: Pashkët e Krishtit e shndërrojnë ekzistencën tonë
R.SH. / Vatikan
Ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta në mesazhin e Pashkëve 2023 ndalet te shndërrimi i varreve tona njerëzore nga varri bosh e Ngjallja e Krishtit. Shenja parë më domethënëse që dishepujt e Jezusit shohin të mëngjesin e Dielës së Pashkëve është varri bosh, thotë imzot Gjergj Meta, takimi me Krishtin e Ngjallur do të vijë më vonë, të tjera shenja do të jenë më vonë. Për ne njerëzit varri është shenja e prishjes, shenja e përfundimit të gjithçkaje. Jezusi e përdor shenjën e varrit për të folur për hipokrizinë me farisenjtë. Me Ngjalljen e Krishtit varri bosh është shenja e kundërt, aty nuk ka më dekompozim, aty nuk ka më prishje, aty nuk ka më vdekje, porse vdekja është mundur përfundimisht.
Pashkët na kujtojnë shumë varre të ekzistencës njerëzore, dhe mundësinë të dëgjojmë zërin e Krishtit që thotë: ti që ke një ekzistencë të palumtur, çohu nga varri yt! Çohu nga ekzistenca jote e pakuptimtë! Ngjallu!. Po të ndjekim mesazhin e Pashkëve të ipeshkvit të Rrëshenit imzot Gjergj Meta: