Kërko

Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit Imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit

Imzot Dodaj: Pashkët e Ringjalljes së Jezusit të na ndihmojnë për ta luftuar të keqen

Në mesazhin për Pashkët 2023, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, u bën thirrje shqiptarëve ta kthejnë atdheun e tyre në një vend shprese, sidomos për të rinjtë e për familjet e reja. “Drama e shoqërisë sonë është se e keqja është bërë familjare”, denoncon ai. “Pashkët e Ringjalljes së Jezusit na ndihmojnë ta luftojmë të keqen, duke ndjekur misterin e dashurisë së Hyjit, që dëftohet në Zotin Jezus”

R.SH. – Vatikan

         “Në këtë festë të Pashkëve të ndjekim Jezusin, duke u çliruar nga e keqja, nëpërmjet çamartosjes së duarve, syve dhe zemrave nga çdo paragjykim, urrejtje dhe përçarje dhe veçanërisht, nga ideja që t’i përgjigjemi së keqes me të keqe”. Kështu shprehet kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, në mesazhin e tij për Pashkët 2023. Thirrja e tij është e fuqishme: “Shqipëria, nga shpresa që jep Ringjallja, të kthehet në sinonim shprese, Shqiperia të kthehet në një oportunitet jo më utopik për zemrat e të rinjve dhe familjeve të reja apo për ato kategori, që nuk janë pjesë e një qarku të caktuar. Pashkët të bëhen forca e dashurisë, që na rijep jetën dhe shpresën të gjithëve”. Të ndjekim mesazhin e plotë të imzot Arjan Dodajt…

Dëgjo imzot Arjan Dodajn...
09 prill 2023, 09:45