Kërko

Kardinali Josep Bozanic Kardinali Josep Bozanic

Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit të Zagrebit, Josep Bozanić

Papa pranoi kërkesën e kardinalit, kryetar i Konferencës së Ipeshkvijve Kroatë, për arsye shëndetësore: “Dorëheqja ime është akt dashurie për Kishën, falënderoj Atin e Shenjtë”. Në vend të tij, kryeipeshkëv bëhet bashkëpunëtori aktual, imzot Dražen Kutleša

R.SH. – Vatikan

“Akt dashurie për Kishën”, për shkak të shëndetit jo të mirë. Kështu pati thënë më 14 shkurt, kardinali kryeipeshkëv i Zagrebit, Josep Bozanić, për kërkesën e dorëheqjes nga detyra drejtuar Papës. Atë ditë emërohej si bashkëpunëtor i tij (Koadiutor) për ta ndihmuar në mbarështimin e dioqezës, imzot Dražen Kutleša, i cili tani bëhet kryeipeshkvi i nëntë metropolit i qytetit kroat. Vërtet, më 15 prill, Papa Françesku e pranoi dorëheqjen e kardinalit.

Kardinali e uron kryeipeshkvin Kutleša për detyrën dhe i kërkon Kishës Kroate ta mirëpresë "bariun e ri të saj me respekt të sinqertë, besim dhe premtim për bashkëpunim të bindur, duke e përfshirë gjithmonë në lutje".

17 prill 2023, 14:18