Kërko

Logo Fondazione Giovanni Paolo II Logo Fondazione Giovanni Paolo II

DBR-së 2023: Fondacioni Gjon Pali II për rininë, në Lisbonë konferenca IV ndërkombëtare mbi kujdesin e krijimit

Me rastin e Ditës së XXXVIII Botërore të Rinisë (Lisbonë, 1-6 gusht 2023), Fondacioni Gjon Pali II për Rininë promovon, më 31 korrik, konferencën e katërt ndërkombëtare për kujdesin ndaj krijimit me temë "Përkushtimi i të rinjve për ekologjinë integrale. Stili i jetesës për një njerëzim të ri”, që do të mbahet në Lisbonë, në Universidade Católica Portuguesa.

R.SH. - Vatikan

Me rastin e Ditës së XXXVIII Botërore të Rinisë (Lisbonë, 1-6 gusht 2023), Fondacioni Gjon Pali II për Rininë promovon, më 31 korrik, konferencën e katërt ndërkombëtare për kujdesin ndaj krijimit me temë "Përkushtimi i të rinjve për ekologjinë integrale. Stili i jetesës për një njerëzim të ri”, i cili do të mbahet në Lisbonë, në Universidade Católica Portuguesa.

Konferenca, shpjegojnë promotorët, organizohet në një mënyrë takimi mes të rinjve që do të marrin pjesë dhe ekspertëve të cilët do të ofrojnë reflektimet e tyre mbi 5 fusha të jetës njerëzore: ekonominë, arsimin dhe jetën familjare, burimet natyrore, politikën, teknologjinë.

Risia e këtij takimi është se disa nga hapësirat e tij do të "banohen" nga përvoja virtuale, nëpërmjet përdorimit të teknologjisë zhytëse të metaversos, duke e bërë kështu pjesëmarrjen në takim më gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme. “Objektivi i shkëmbimit të ideve – deklaron presidenti i Fondacionit, Daniele Bruno – është të artikulojë së bashku një reflektim mbi stilet e jetesës tashmë të adoptuara, por mbi të gjitha, mbi stilet e reja që ende duhet të adoptohen për të përballuar të përgatitur sfidat kulturore, shpirtërore dhe edukative që pret brezat e rinj dhe të ardhshëm, për një njerëzim të ri që e shikon Tokën jo si një burim për t'u shfrytëzuar, por si një dhuratë nga Zoti për njerëzimin".

Pjesëmarrësit do të jenë të rinj universitarë delegatë nga Konferencat episkopale, lëvizjet dhe shoqatat ndërkombëtare dhe universitetet katolike, të cilët do të jenë të pranishëm në Lisbonë për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Rinisë. Ashtu si në edicionet e mëparshme, puna e konferencës do të përmbyllet me një dokument, një Manifest përfundimtar si fryt të dalë nga diskutimi dhe që do të jetë një bazë për veprime dhe reflektime të mëtejshme.

Në organizimin e konferencës bashkëpunojnë Dikasteri i Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën, organ instrumental i të cilit është Fondacioni, Gjon Pali II; Dikasteri i Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor; Fondacioni DBR-së Lisbonë 2023; Universidade Católica Portuguesa, e cila pret ngjarjen; Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë dhe Shkolla e Lartë e tij për Mjedisin; Lëvizja Ndërkombëtare Laudato Si'; Fondacioni Princi Alberti II i Monakos dhe Fondacioni Magis; nën patronazhin e Ambasadave të Portugalisë dhe të Principatës së Monakos pranë Selisë së Shenjtë. Për informacion dhe program: www.fondazionegiovani.va.

18 prill 2023, 10:26