Paqja dhe drejtësia në Tokën e Shenjtë: apeli i Patriarkëve dhe Krerëve të Kishave të Jeruzalemit
R.SH. - Vatikan
Një konflikt "i gjatë", me "zhvillime të dhimbshme" që bënë "kërkimin e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez" gjithnjë e më të nevojshme", duke punuar "në përputhje me rezolutat dhe ligjet ndërkombëtare". Patriarkët dhe krerët e Kishave të Jeruzalemit thonë se janë "të pikëlluar" nga vala e fundit e dhunës në Tokën e Shenjtë dhe, përmes një deklarate të re, shprehin dhimbjen e tyre duke u lutur për "paqe dhe drejtësi për Tokën tonë të Shenjtë të dashur".
Një përshkallëzim i ri
Krerët fetarë në një deklaratë kujtojnë ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës javën e fundit. "Natën e së dielës, 26 shkurt, dhjetra kolonë izraelitë krijuan probleme në qytetin palestinez Huëara, pranë Nablusit, duke vrarë një person, duke plagosur dhjetra të tjerë me shkopa metalikë e me gaz lotsjellës, si edhe duke u vënë zjarrin dhjetra ndërtesave e makinave. Kjo ishte përgjigjja e tyre pasi një palestinez i armatosur vrau dy kolonë izraelitë, edhe ai, në përgjigje të vrasjes së 11 palestinezëve, gjithnjë në Nablus, javën e kaluar".
Takimi i liderëve në Jordani
Patriarkët dhe Krerët e Kishave të Jeruzalemit nënvizojnë më pas se si ky përshkallëzimi i fundit i dhunës ndodhi në një moment të caktuar, pikërisht "gjatë dhe pas përfundimit të një takimi të rrallë ndërmjet udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë në Akaba, Jordani, në të cilin Izraeli premtoi se do të ndalonte zgjerimin e vendbanimeve në zonat palestineze dhe do të angazhohej për të ndaluar, së bashku me palestinezët, dhunën e pakuptimtë në rritje”. Prandaj duke pasur parasysh përshkallëzimin e krizës së ditëve të fundit, "është gjithnjë e më shumë e nevojshëm, jo vetëm një lehtësim i menjëhershëm i tensioneve me fjalë dhe vepra, por edhe kërkimi i një zgjidhje më të qëndrueshme për konfliktin izraelito-palestinez në përkim me rezolutat dhe ligjet ndërkombëtare".
Apeli i Papës
Të dielën më 26 shkurt, në fund të lutjes mariane të Engjëllit Tënzot, Papa bëri një tjetër thirrje për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, duke iu referuar veçanërisht asaj që ndodhi më 22 shkurtin e kaluar, kur një bastisje izraelite në Nablus, në Bregu Perëndimor, pas vrasjes së një ushtari izraelit, shkaktoi vdekjen e 11 palestinezëve:
“Vijojnë të vijnë lajme të dhimbshme nga Toka Shenjte. Shumë njerëz të vrarë, e edhe fëmijë. Si mund të ndalohet kjo spirale dhune? Përsëris thirrjen që dialogu të ketë epërsi mbi urrejtjen dhe hakmarrjen e i lutem Zotit që palestinezët dhe izraelitët të gjejnë rrugën e vëllazërisë dhe të paqes edhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare”.