Kërko

Imzot Rolando Alvarez - Ipeshkëv i Matagalpas - Nikaragua Imzot Rolando Alvarez - Ipeshkëv i Matagalpas - Nikaragua 

Nikaragua, Imzot Alvarez në burg, takohet me familjarët

Publikohen pamjet e ipeshkvit të Matagalpa-s, administrator apostolik i dioqezës së Estelí-t, në një burg i sigurisë së lartë. Prelati u dënua me 26 vjet e 4 muaj burgim me akuzën e konsideruar nga qeveria "tradhti e lartë kundër atdheut"

Ipeshkvi  i Matagalpës, Imzot Rolando Alvarez, i dënuar me mbi 26 vjet burgim nga regjimi i Presidentit Ortega, mundi të takohej, në burg, me familjarët e tij, Vilma dhe Manuel Antonio.

Pamjet qarkulluan në burg

Qeveria Nikaraguane, e kryesuar nga sandinisti Daniel Ortega, publikoi të shtunën, 25 mars, fotot e ipeshkvit nikaraguan Rolando José Álvarez Lagos, i dënuar me 26 vjet e 4 muaj burg për krime të konsideruara "tradhti". Álvarez Lagos, ipeshkëv i dioqezës së Matagalpës dhe administrator apostolik i dioqezës së Estelí, të dy në Nikaraguan veriore,  qe veshur me rrobat e burgut të sigurisë së lartë, që njihet me emrin La Modelo. Pamjet u publikuan pasi disa opozitarë nikaraguanë dhe anëtarë të organizatave për të drejtat të njeriut kërkuan në mënyrë të pavarur prova se ai ishte gjallë.

Selia e Shenjtë: të rikthehet në Nikaragua bashkëjetesa paqësore dhe respektimi i të drejtave të të gjithëve

 Ipeshkvit Álvarez Lagos, 56 vjeç, iu hoqën nënshtetësia e edhe të drejtat qytetare. Dënimi u dha një ditë pasi nuk pranoi të nisej me aeroplanin që do ta çonte atë dhe 222 të burgosur të tjerë politikë nikaraguanë në Shtetet e Bashkuara, gjë që e zemëroi pa masë presidentin e Nikaraguas Daniel Ortega, i cili e quajti prelatin "arrogant", "të paekuilibruar" dhe "të çmendur". Prelati ishte në arrest shtëpiak në selinë e tij që nga gushti 2022, sepse vijonte të hetohej. Edhe pse gjyqi ishte caktuar për 15 shkurt, një gjykatës nga Nikaragua e shpalli ipeshkvin tradhtar të atdheut dhe autor të katër krimeve kundër shoqërisë dhe shtetit.

Álvarez është ipeshkvi i parë që arrestohet, akuzohet dhe dënohet që kur Ortega u kthye në pushtet në vitin 2007, pasi udhëhoqi një juntë qeveritare nga viti 1979 në 1985 dhe sundoi Nikaraguan nga 1985 deri në 1990. Që nga prilli 2018, Nikaragua po kalon një periudhë krize politike e sociale, që u theksua më tej pas zgjedhjeve të përgjithshme, të diskutueshme, të 7 nëntorit 2021, në të cilat Ortega u rizgjodh për një mandat të pestë, i katërti i radhës, i dyti me gruan e tij, Rosario Murillo, si zëvendëspresidente e me kundërshtarët kryesorë në burg ose në mërgim.

26 mars 2023, 13:27