Imzot Gjonlleshaj: urojmë Papën dhe e falënderojmë për misioim e tij
R.SH. / Vatikan
Kryeipeshkvi i dioqezës së lashtë të Tivarit, në Mal të Zi, imzot Rrok Gjonlleshaj i uron 10-vjetorin e papnisë Atit të Shenjtë Françeskun dhe falënderon për shembullin dhe misionin e tij në shërbim të Kishës e të njerëzimit mbarë.
Pontifikati i dhjetë (10) i Papa Françeskut
Vetë emri që zgjodhi për pontifikatin e tij, thjeshtësia, fjalët dhe mënyra e të shprehurit, gjestet e tija, udhëtimet baritore, takimet e shumta shprehin qartë angazhimin e tij dhe bëjë me dije për një stil të ri të ungjillëzimit, ku po bën përpjekje, për një botë më të mirë, më të drejtë dhe më në paqeje. Po e shpreh dhe po e dëshmon afërsinë dhe butësinë e Zotit ndaj atyre që më së shumti vuajnë: ndaj të varfërve, të sëmurëve, të prekurve nga luftërat, emigrantëve, të pambrojturve,...
Predikimet, enciklikat, ecja sinodale,... angazhimi për të mbrojtur të pambrojturit janë treguesit më të mirë të angazhimit të Atit të Shenjtë për një kishë të hapur e të shenjtë.
Dua të uroi Atin e Shenjtë për këtë dhjet vjetor të pontifikatit, ti uroi shumë shëndet, dhe ta falënderoi për afërsinë dhe kujdesin e tij baritor, kurse të gjithë besimtarët i thërras në lutje për Papa Françeskun, që Zoti ti jep urti dhe forcë për ta drejtuar Kishën e shenjtë.
+ Rrok Gjonlleshaj