Imzot Massafra :vizita e imzot Gallagher mbështetje për Kishën dhe vendin
R.SH. – Vatikan
Vizita treditore e Sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe me Organizatat Ndërkombëtare, imzot Paul Richard Gallagher në Shqipëri qe "një shenjë nderimi e vlerësimi për Kishën katolike dhe dëshminë e saj në shoqëri, një përforcim i marrëdhënieve me Shtetin, një mbështetje për të gjitha komunitetet fetare të vendit në udhën e dialogut e të bashkëpunimit vëllazëror. Për Kishën tonë kjo vizitë është një shenjë nderimi dhe inkurajimi. Nga kjo vizitë ne marrim guxim dhe forcë për të vazhduar misionin tonë e për të jetuar, si gjithmonë, në paqe ndërmjet besimeve, të vetëdijshëm se të gjithë jemi bijtë e një Zoti të vetëm krijues", pohon imzot Angelo Massafra.
Një Kishë "të gjallë", "varfëruar" nga shpërnguljet dhe migrimet e viteve të fundit, sidomos të të rinjve, por ende "të gjallë" dhe "besnike" në dëshminë e Krishtit dhe të bashkëjetesës "vëllazërore" me të gjithë. Kjo është Kisha Katolike në Shqipëri të cilën Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, kryeipeshkvi imzot Paul Richard Gallagher, e takoi gjatë katër ditëve të vizitës së tij në Tiranë, Shkodër dhe Rrëshen. Vizitë që përfundoi sot, gjatë së cilës kryeipeshkvi Gallagher, përmes takimeve me personalitete qeveritare e shtetërore, fetare e kishtare, pa nga afër realitetet e ndryshme politike dhe kishtare të vendit.
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë dhe kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit Vatican News, përshkon momentet dhe takimet që imzot Paul Richard Gallagher pati gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ta dëgjojmë: