Imzot Lazër Mjedja, autori uratës “Un` prej Zotit jam i kështenë”
R.SH. / Vatikan
Duke shfletuar kalendarin historik, kujtojmë sot përvjetorin e lindjes së kryeipeshkvit të madh të Shkodrës imzot Lazër Mjedjes (6 mars 1869 - 8 korrik 1935). “Hierarkë shejt, luftar i pathyeshem per të drejta të fés, atdhetar i flakët e veprues i panjollë, puntuer i vjefshem i gjuhës, këshilltar e mprojsë i shndritun, ndihmtar zemer-gjanë i letersis kombtare, themelues e kryetar i shoqnss letrare “Agimi” e i shoqnis botuese Jeronyme” – kështu shkruan revista e Jezuitëve "Leka" në vitin 1935 për imzot Lazër Mjedjen. "Nji barì shejt ka dekë! T'a nderojmë. Nji atdhetar i pastër ka dekë! T'a ndjekim. Nji burrë ka dekë! T'a qajmë", pohoi për imzot Lazër Mjedjen dom Lazër Shantoja.
Imzot Lazër Mjedja, mes shumë veprash në fusha të ndryshme, na ka lanë edhe një uratë tejet bukur, një uratë të njohur dhe të përhapur në gjitha Kishat katolike në trevat shqiptare “Un prej Zotit jam i kështenë”, të cilën po e propozojmë në vijim:
Un prej Zotit jam i kshtene
e gjithmone kshtu due me kene
Qysh n'ate dite qi jam pagzue
ne ket Fe Shejte jam i shkrue
dhe ne ket Fe une due me rrnue
kam me vdeke e s'kam me l'shue,
pse e di mire se s'ka shelbim
per njata qe s'kane besim.
Feja e Krishtit ne na mson
se i Zot vetem ne qiell sundon,
se ky Zot s'ka pase fillim
as s'ka kurr per te pase mbarim.
Ai i Lumi me ka krijue
per me e dashte e me ndigjue
e nji dite ka me m'gjykue
a ne parriz a ne ferr me m'cue.
Vec nji Zot e tjeter s'ka,
por prej Fes dime edhe ma:
se ne ket Zot jane sakt tre Vete
me i natyre e me i pushtete,
me nji te kenun me i Hyjni
e ksaj i thone Shejtja Trini:
Ati e Biri e Shpirti Shejt.
Vetja e dyte qe eshte Biri
per ne deshti me u ba nieri
me u ba nieri e me na pshtue
prej robnise djallit te mallkue,
pse ne dore te ti ne kjem shti
prej Adamit me i mkat te zi.
Biri i Zotit nieri u ba
Jezu Krisht emnin e ka.
Ai na leu prej Zojes se bekueme
me nji menyre gjith te mrekullueme
Tridhet vjete kur mur me i kap
Fen e vet ka dashte me e hape
ndej tri vjete tuj predikue
Fen qe Zoti vete ka cue
E fortcoi me mrekulli
qe shume bani me larmi.
Tek e mbramja per mekatenore
u lshoi veten cfutve ne dore
qe e rrahen e, e munduen
kryzt me ferra ja rrethuen
e mbandej me i dhane mundim
e kryqezuen me te madh poshtnim.
Po prej vdekje Krishti u ngjall
edhe e mujti hasmin djall
e ne qiell hypi gjith lumnue
vjen nji dite me na gjykue.
Kush ka te mbaje ket fe te vertete
e me vepra ta nderoje
ai shelbimin ka me gjete
e ne Tenzone me gezue gjithmone.
Ashtu kjofte.