Kërko

Imzot Gjergj Meta: Kisha dioqezane e Rrëshenit e misioni saj: të jemi kripa dhe drita e tokës

Dioqeza e Rrëshenit ka një histori të re e të lashtë njëkohësisht, është një Kishë e gjallë në misionin e saj. Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, dikur Abacia e Oroshit, e Sekretari i Konferencës ipeshkëvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metës na njeh me Kishën vendore të Rrëshenit të cilën e udhëheq. Misioni ynë kishtar në këtë realitet është ai që na tregojnë fjalët e Jezusit “Ju jeni kripa e tokës, ju jeni drita e botës”.

R.SH. / Vatikan

Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, dikur Abacia e Oroshit, e Sekretari i Konferencës ipeshkëvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Metës na njeh nga afër me Kishën vendore të Mirditës në Shqipëri të cilën e udhëheq. "Misioni ynë kishtar në këtë realitet është ai që na thotë Jezusi “Ju jeni kripa e tokës, ju jeni drita e botës” ( Mateu 5,13-14).

"Kishat e veçanta a Kishat vendore, në të cilat dhe nga të cilat ekziston dhe përbëhet një Kishë e vetme Katolike, janë mbi të gjitha dioqezat, përveç tyre, janë edhe prelaturat territoriale e abacitë territoriale, vikaratet apostolike dhe prefekturat apostolike e po kështu edhe administratat apostolike të ngritura (themeluara) në mënyrë të qëndrueshme", pohon kanuni 368 i Kodit të së drejtës së Kishës.

“Kisha dioqezane është pjesë e popullit të Zotit që i besohet kujdesit baritor të ipeshkvit në bashkëpunim me presbiterin (meshtarët), në mënyrë që, duke iu përmbajtur bariut të saj shpirtëror dhe të mbledhur e të bashkuar prej tij në Shpirtin Shenjt Zot nëpërmjet Ungjillit dhe Eukaristisë, përbën një Kishë të veçantë në të cilën Kisha e vetme, e shenjtë, katolike dhe apostolike e Krishtit është vërtet e pranishme dhe aktive”. Kështu pohon kanuni 369 i Kodit të së drejtës kanonike të Kishës. Nga kanunet e lartpërmendura del në pah se Kisha e veçantë (dioqezane) nuk i kundërvihet Kishës universale, por është përfaqësim konkret i saj.

Dioqeza e Rrëshenit ka një histori të re e të lashtë njëkohësisht, është një Kishë e gjallë në misionin e saj, në Mirditë që jo rastësisht është cilësuar si “krahina më e fortë nga ana katolike në Shqipëri”, dhe sot ajo gjithnjë më shumë përjeton zhvillime të reja bashkëkohore në anën shpirtërore dhe kishtare, sipas udhëzimeve të Koncilit II të Vatikanit. Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit Vatican News imzot Gjergj Meta flet për programet dhe realitetin shoqëror e kishtar të dioqezës së Rrëshenit, duke u ndalur te proceset kishtare që kjo Kishë vendor ka filluar e udhën Sinodale që po përshkon. Ta dëgjojmë imzot Gjergj Meta:

Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit imzot Gjergj Meta

 

16 mars 2023, 10:32