Kërko

 Mons Gjergj Meta, vescovo di Rreshen Albania Mons Gjergj Meta, vescovo di Rreshen Albania

Imzot Gjergj Meta: Dita e Gruas është festë që kërkon të drejta, shkon përtej romantizmit

8 marsi festë e rëndësishme, shkon përtej romantizmit. Duhet të mendojmë për rolin aktiv të gruas, edhe në Kishë. Kështu reflekton për Vatican News, Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta

R.SH. - Vatikan

OKB-ja e shpalli 8 marsin, në vitin 1977, me rezolutën 32/142, si Ditën për të Drejtat e Grave dhe për Paqen Ndërkombëtare, pavarësisht se në vende të ndryshme kremtohej edhe më parë, duke filluar që nga 1909-a. Është, pra, një datë për të kujtuar e për të kërkuar të drejtat e grave, të cilat u sanksionuan me ligj sidomos gjatë shekullit të kaluar.

E megjithatë, pavarësisht nga fitoret shoqëroro-ekonomike e politike arritur nga gratë, ato vazhdojnë të jenë viktima të diskriminimit e të dhunës. Edhe në Shqipëri, kohëve të fundit, ka dalë në pah gjithnjë e më me forcë problemi i dhunës kundër grave në familje. Për këtë arsye, ipeshkvi i Rrësheni e Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta nënvizon se 8 marsi është një festë nuk duhet kremtuar me romantizma të kota, por as nuk duhet ideologjizuar. Gjithashtu, imzot Gjergj Meta, reflekton për rolin e gruas në Kishë. Ta dëgjojmë:

Imzot Gjergj Meta, reflekton për rolin e gruas në Kishë
08 mars 2023, 10:50