Gjermani: përfundon Asambleja plenare e ipeshkvijve. Imzot Bätzing, "Kisha gjermane nuk krijon përçarje"
Për ipeshkvijtë gjermanë, nënvizon kreu i tyre, imzot Georg Bätzing, në konferencën për shtyp, që mbylli asamblenë e përgjithshme pranverore të Kishës në Gjermani, është më se e qartë "se ata janë gjithmonë pjesë e Kishës Katolike botërore”
R.SH. - Vatikan
Përfundoi më 2 mars, me konferencën tradicionale për shtyp, asambleja plenare pranverore e Konferencës Ipeshkvnore Gjermane (Dbk), mbajtur në Dresden. Kryetari i saj, imzot Georg Bätzing, hodhi poshtë edhe një herë akuzat se Kisha Katolike në Gjermani po lufton për një “Kishë kombëtare”, përmes punimeve të udhës sinodale. Për ipeshkvijtë gjermanë, nënvizoi kreu i tyre, është më se e qartë "se janë gjithmonë pjesë e Kishës Katolike botërore”.
03 mars 2023, 15:23