Kërko

Ukrainë: 15 - 24 shkurt nëntëditëshi i lutjes për "fundin e luftës dhe vendosjen e një paqeje të drejtë"

Në përvjetorin e parë të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2023, do të mbahet një vigjilje lutjeje në Shenjtëroren kombëtare të Shën Marisë në Berdychiv dhe do të kremtohet një Meshë e shenjtë për "fundin e luftës dhe vendosjen e një paqeje të drejtë në Ukrainë”. Kështu bëjnë të ditur ipeshkvijtë e Kishës Katolike Latine të Ukrainës. Do të jetë i pranishëm në këtë nismë edhe nunci apostolik në Ukrainë imzot Visvaldas Kulbokas

R.SH.- Vatikan

Në përvjetorin e parë të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2023, do të mbahet një vigjilje lutjeje në Shenjtëroren kombëtare të Shën Marisë në Berdychiv dhe do të kremtohet një Meshë e shenjtë për "fundin e luftës dhe vendosjen e një paqeje të drejtë në Ukrainë”. Kështu bëjnë të ditur ipeshkvijtë e Kishës Katolike Latine të Ukrainës. Do të jetë i pranishëm në këtë nismë edhe nunci apostolik në Ukrainë imzot Visvaldas Kulbokas, - thuhet në një deklaratë të konferencën episkopale ukrainase.

Më tej, gjatë nëntëditëshit, duke filluar nga sot e deri më 23 shkurt, ipeshkvijtë ukrainas ftojnë komunitetet katolike të vendit, famullitë kishtare, komunitetet monastike, familjarisht apo individualisht, t'i bashkohen nëntëditëshit të lutjeje për fundin e luftës e rivendosjen e paqes.

15 shkurt 2023, 19:33