Tërmeti: Imzot Bizzeti, kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve
R. SH. - Vatikan
Ndër mijëra e mijëra ndërtesa e shtëpi të rrënuara nga tërmeti i tmerrshëm janë edhe shumë Tempuj të besimeve të ndryshme. “Katedralja në Iskenderun është shembur plotësisht, është dëmtuar selia ipeshkëvnore, prandaj nuk është e përdorshme”, por problemi është se po flasim për “mijëra e mijëra të vdekur”, thotë imzot Paolo Bizzeti, Vikari Apostolik i Anadollit. Në Iskenderun, ku ndodhet qendra e Kishës Katolike e Anadollit, “u shemb edhe një spital”.
Vështirë të kesh lajme të sigurta për komunitetet e vogla katolike që janë në zona të prekura nga tërmeti. Në Antioki është shtëpia e kapuçinëve. "Nuk kam lajme direkte por me sa di janë mirë, shtëpia e tyre është e dëmtuar, por më pak se shembjet tjera që kanë ndodhur në qytet. Problemi është se Antiokia tani është edhe më e izoluar" e vështirësohet mundësia për mbërritjen e ndihmave të domosdoshme. Në Tars (qyteti ku ka lindur Shën Pali) janë dy murgj: “Nuk kemi asnjë lajm negativ dhe prandaj shpresojmë që gjithçka të jetë qetë”. Një tjetër komunitet katolik është në Mersin: “Njerëzit janë shumë të frikësuar, janë mbledhur e strehuar të gjithë në famulli”.
“Si mbështetje e menjëhershme kemi nevojë për ndihma të ndryshme nga të gjithë, sidomos javët e ardhshme, kur lajmi i tërmetit nuk do të jetë më lajmi kryesor i mediave, atëherë do të fillojnë vështirësitë e vërteta, sepse gjithçka duhet të rindërtohet. Caritas Anatolia dhe Caritas Turqia po punojnë në projekte të ndryshme, e është krijuar edhe një bashkëpunim i mirë me autoritetet lokale”. Edhe para tërmetit Caritasi ndihmonte rregullisht në Anadoll 1,140 familje të cilat, tani pas kësaj tragjedia, “mënyrë të pashmangshme janë të destinuara në të rriten". Situata që ishte e vështirë për refugjatët sirianë, të strehuar në një pjesë të madhe të këtij rajoni, edhe ashtu kishte "shumë njerëz të varfër me probleme ekonomike". Tani jemi në një situatë që në pak minuta është përkeqësuar rëndë nga tërmeti