Tërmet shkatërrimtar ndërmjet Turqisë e Sirisë: qindra të vdekur
R. SH. - Vatikan
E papritur, e dhunshme, e frikshme - tronditja e parë nisi në orën 2.17, të hënën mbrëma. Epiqendra, në Kahramanmaras, ndërmjet Turqisë dhe Sirisë. Sizmografët në mbarë botën regjistrojnë një magnitudë prej 7.9 ballësh, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Në pjesën veriore të vendit deri më tani mbi 2000 vetë humbën jetën.
Tërmeti më i fortë i 100 viteve të fundit
Lëkundja e parë u pasua nga 49 të tjera, duke lënë pas qindra viktima. “Nuk është e mundur të përcaktohet numri i të vdekurve dhe të plagosurve - deklaron prefekti i zonës së prekur - e edhe dëmet janë të rënda”. Gërmohet pa pushim nëpër rrënoja, në kërkim të të mbijetuarve në të dy anët e kufirit. Tmerri vijon, ndërsa ekspertët i shikojnë lëkundjet si më shkatërrueset e 100 vjetëve të fundit.
"Katedralja u bë rrafsh me tokën e edhe kambanorja është në rrezik - shpjegon në telefon imzot Paolo Bizetti, vikar apostolik i Anadollit me seli në Iskenderun - ipeshkvnia dhe të gjitha shtëpitë e pritjes janë krejtësisht të papërdorshme". “Faleminderës Zotit që nuk ka viktima” - thotë prelati - duke folur për zonën e tij, “por është një fatkeqësi me përmasa të mëdha”.