Kërko

Attivisti e sostenitori in attesa dell'arrivo negli Stati Uniti degli espulsi Attivisti e sostenitori in attesa dell'arrivo negli Stati Uniti degli espulsi

Nikaragua, meshtarët dhe seminaristët u liruan dhe u dëbuan në SHBA

Autoritetet e Amerikës Qendrore dëbuan mbi 200 të burgosur politikë, duke përfshirë disa rregulltarë të akuzuar për "konspiracion". Të gjithëve u janë hequr të drejtat e tyre civile. Imzot Rolando José Álvarez mbetet në burg

R.SH. / Vatikan

Na Managua - në Uashington: drejtësia Nikaraguane e qeverisë së Presidentit Daniel Ortega i liroi nga burgu dhe i dëboi 222 të burgosur politikë, duke përfshirë pesë meshtarë, një diakon dhe dy seminaristë, të akuzuar për "konspiracion". Të gjithë arritën tashmë në Shtetet e Bashkuara, të cilat duhet t'u sigurojnë leje qëndrimi për një periudhë fillestare prej dy vjetësh.

Pa të drejta qytetare

Gjykata e Apelit e Managuas e la në fuqi masën, duke theksuar "dëbimin e e menjëhershëm dhe efektiv" të personave të dënuar "për kryerjen e akteve që cenojnë pavarësinë, sovranitetin dhe vetëvendosjen e popullit, për nxitje të dhunës, terrorizmit dhe destabilizimit ekonomik". Të dëbuarit u shpallën "tradhtarë të atdheut", iu pezulluan "të drejtat e qytetarit përgjithmonë" dhe iu hoq shtetësia Nikaraguane. Sipas listës së lëshuar nga autoritetet, të dënuarit janë meshtarët: Óscar Benavides, Ramiro Tijerino, Sadiel Eugarrios, José Díaz dhe Benito Martínez; dhjaku Raúl Vega; seminaristët Melkin Centeno dhe Darvin Leyva dhe gjithashtu dy punonjës të mediave nga dioqeza e Matagalpa, Manuel Obando dhe Wilberto Astola.

Mbetet në burg, Imzot Alvarez

Ipeshkvi i dioqezës së Matagalpa dhe administratori apostolik i dioqezës së Estelí, Imzot Rolando José Álvarez - pohuan më pas autoritetet - pasi e refuzoi dëbimin, vijon të jetë i burgosur në burgun e Nikaraguas La Modelo, në Tipitapa. Mund të dënohet më 15 shkurt. Dy meshtarë të  tjerë, Manuel García dhe José Urbina, nga kleri i dioqezës së Granadës, janë ende në paraburgim.

11 shkurt 2023, 10:33