Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe afërsinë ndaj popullit turk e sirian
R.SH. / VATIKAN
Kisha katiolike e Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe afërsinë ndaj Popullit turk dhe atij sirian që u goditën nga termeti i kësaj jave. Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Gjergj Meta, në emrin e të gjithë ipeshkvinjve të Shqipërisë e të mbarë besimatërëve katolik, i drejtoi një letër ngushëllimi dhe afërsie popullsive të goditura nga tërmeti në Turqi e Siri. Në vijim njoftimi zëdhënësit të Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja:
Letra për termetin në Turqi dhe Siri
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë shpreh dhimbjen dhe afërsinë ndaj Popullit turk dhe atij sirian që u goditën nga termeti i kësaj jave. Me anë të një letre zyrtare sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Gjergj Meta, në emrin e Presidentit Imzot Angelo Massafra (i cili gjendet aktualisht në Pragë për sinodin e Ipeshkvivjve) dhe të gjithë ipeshkvinjve tanë, i drejtoi një letër ngushëllimi dhe afërsie Presidentit të Konferencës Ipeshkvnore turke Sh.T Imzot Martin Kmetec njëkohsisht arqipeshkëv i Izmirit.
Duke kujtuar përvojen e njëjtë që vendi ynë kaloi në vitin 2019, Imzot Meta shprehu afërsinë shpirtërore të të gjithë barinjëve të Kishës dhe mbarë besimatërëve katolik ndaj Kishës dhe popullit turk.
Duke mbetur me shpresë, për shpëtimin e sa më shumë jetëve që gjenden në rrënoja, Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, në këto momente lartësjnë lutjen e tyre dhe të mbarë Kishës lokale për viktimat, familjarët e tyre dhe për mbarë njerëzit që vuajnë direkt dhe indirekt për këto pasoja. Në fund, duke qenë të sigurtë për praninë e gjithmonshme të Zotit e sidomos në momente të vështira, ato ja besojnë Hyjit të gjithpushtetshem shpirtin e të vdekurve dhe ngushllimin e familjarëve dhe të afërmëve të tyre.