Kishat Evropiane marrin pjesë në dhimbjen e popullsive të dëmtuara nga tërmeti
R. SH. - Vatikan
Nga Praga, ku po zhvillohet asambleja kontinentale e Sinodit, Kishat e Evropës shprehin afërsinë e tyre me popullsinë e Turqisë jugore dhe Sirisë veriore të goditur rëndë nga tërmeti.
Afërsia me Iskenderun dhe Sirinë të martirizuar edhe nga lufta
Numri i madh dhe në rritje i vdekjeve, shkatërrimet, vuajtjet e kaq shumë njerëzve të prekur nga tërmeti kanë goditur dhe prekur thellë zemrat e të atyre që janë mbledhur në kryeqytetin e Republikës Çeke. "Është një plagë e thellë - thuhet në deklaratën e lexuar gjatë takimit të asamblesë kontinentale të Sinodit të Kishës - që në Siri tragjedia e tërmetit i shtohet asaj të luftës që ka 12 vjet që bën kërdi në territor”. Delegatët e 45 vendeve të përfaqësuara në Asamblenë e Pragës shprehin afërsinë me komunitetin e Vikariatit Apostolike të Iskenderunit, i cili, sipas tyre, pa rrënimin e Katedrales, për fat të mirë pa paguar një çmim në jetë njerëzish. "Mendimet tona - vazhdon deklarat - shkojnë te Vikariati Apostolik i Anadollit, i cili po përjeton një situatë të vështirë shkatërrimi. Shikojmë Alepon, një qytet që në Siri ka qenë martirizuar në luftë dhe tani po përjeton këtë martirizim të mëtejshëm".
Shembulli i ndritshëm i Kishave lokale në ndihmë të viktimave
“Mbi të gjitha mendimet dhe mirënjohja jonë shkojnë për ata që në këto momente po sjellin ndihma, në kushte shumë të vështira, me temperatura dimërore. Caritaset tona – deklaruan në asamblenë kontinentale të Sinodit – janë të impenjuara me përkushtim në përballimin e emergjencës, shërimit të të plagosurve", ngushëllimit të atyre që kanë humbur anëtarët e familjes, tç strehimit të atyre që nuk kanë më një çati. Kishat lokale tashmë po ofrojnë çdo lloj ndihme dhe pritjeje atyre që janë prekur nga tërmeti i tmerrshëm, dhe ato janë një shembull i ndritshëm të cilin ne e shikojmë me admirim". Zemrat e tyre janë thellësisht të prekura, "Kishat që janë në Evropë janë afër popullsive të lënduara nga tërmeti, duke siguruar lutjet e tyre dhe duke siguruar që tani çdo mbështetje të mundshme për përballimin e emergjencës që ka shkaktuar tërmetit".