Kard. Erdő: Papa në Hungari, një hap vendimtar në rrugën drejt Krishtit
Deklarata e Kardinalit Peter Erdő, Kryeipeshkëv i Esztergom-Budapestit dhe Primat i Kishës Hungareze: “I gjithë komuniteti i Kryedioqezës së Esztergom-Budapestit është i gëzuar të mësojë se Papa Françesku do të vizitojë vendin tonë nga data 28 deri më 30 prill 2023. Për të gjithë ne është një gëzim i veçantë.
R.SH. / Vatikan
Deklarata e Kardinalit Peter Erdő, Kryeipeshkëv i Esztergom-Budapestit dhe Primat i Kishës Hungareze:
“I gjithë komuniteti i Kryedioqezës së Esztergom-Budapestit është i gëzuar të mësojë se Papa Françesku do të vizitojë vendin tonë nga data 28 deri më 30 prill 2023.
Takimi me Atin e Shenjtë do të mbahet në Budapest, prandaj për të gjithë ne është një gëzim i veçantë. U themi mirë se vini ngrohtësisht priftërinjve, besimtarëve dhe shtegtarëve vendas dhe të huaj.
O Zot, bëj që takimi ynë me Pasardhësin e Shën Pjetrit të jetë një hap vendimtar në rrugëtimin që përshkojmë së bashku drejt Krishtit. Ruaje, Zot, Atin tonë të Shenjtë, Vikarin e Krishtit! "
27 shkurt 2023, 15:36