Ndërroi jetë mitropoliti ortodoks Zizioulas , profet i një teologjie të lirë nga prangat e historisë
R.SH. / Vatikan
Ndërroi jetë, dje në Athinë, në moshën 92-vjeçare, Mitropoliti ortodoks i Pergamos Ioannis Zizioulas, teolog i madh i krishterë e një nga figurat më të rëndësishme të rrugëtimit ekumenik të kohëve të fundit.
Mitropoliti i Pergamos, profet i një teologjie të lirë nga prangat e historisë, qe një zë i madh i Lindjes, thoshte: “Nuk ka liri pa dashuri bamirëse”. Dhe uronte e shpresonte për një Kishë të bashkuar për t'iu kundërvënë arrogancës së interesave gjeopolitike dhe prirjeve nacionaliste.
Pas studimeve në Greqi, qe specializuar teologji në Institutin Ekumenik Bossey dhe më pas në Harvard. Gjatë viteve ka ligjëruar teologjinë dogmatik dhe sistematike në Skoci, Greqi, Angli si dhe në Universitetin Papnor Gregoriana në Romë.
Në vitin 1986 u zgjodh Mitropoliti i Pergamos dhe ishte një nga përfaqësuesit kryesorë të Patriarkanës së Kostandinopojës për dialogun me Kishën Katolike.
Një promovues i madh i ekumenizmit, tashmë dyzet vjet më parë, At Yves Congar foli për të si "një nga teologët më origjinalë dhe më të thellë të epokës sonë". Ndër temat qendrore në nivelin katolik-ortodoks, Zizioulas pati trajtuar në disa raste atë të primatit Pjetrin, (shërbimi i të Papës në Kishën Universale), edhe në dritën e asaj që doli nga Koncili II i Vatikanit.
Në vitin 2015, së bashku me kardinalin Turkson, pati prezantuar në Vatikan enciklikën e Papës Françeskut ‘Laudato Si'’ .