Kërko

Atë Caruana: Kisha e Shqipërisë dhe sinodaliteti me Kishën e Evropës

Përfunduan në Pragë, Çeki, punimet e fazës kontinentale të Sinodalitetit të Kishave katolike të Evropës, ku mori pjesë edhe një delegacion i Kishës katolike të Shqipërisë përbërë nga Presidenti i K.I.SH. Imzot Angelo Massafra, Atë Bernard Caruana dhe z. Petrika Lame. Mbi domethënien e kësaj faze të udhës sinodalite të Kishës Evropiane, kontributin e çdo Kishe vendore, pra edhe të Kishës katolike të Shqipërisë, nga Praga të ndjekim dëshminë e domenikanit Atë Bernard Caruana

R.SH. / Vatikan

Kanë përfunduar punimet e fazës së parë të Asamblesë Sinodale Kontinentale të Kishave Evropiane, e cila, nga 5 deri më 9 shkurt, ka mbledhur së bashku, në Prag, rreth 200 delegatë nga 39 Konferenca Episkopale të ndrzshme Vendore që përfaqësonin 45 vende evropiane.

Sinodaliteti ishte tema kryesore e Asamblesë Sinodalale Kontinentale, gjatë së cilës u fol edhe për shumë argumente tjera të rëndësishme për jetën dhe dëshminë e Kishës në kontinentin e vjetër. Në punimet e pjesës së parë të Asamblesë Kontinentale të Sinodit (5- 9 shkurt 2023) të Kishave katolike të Evropës, ishte i pranishëm edhe një delegacion i Kishës katolike të Shqipërisë përbërë nga Presidenti i K.I.SH. Imzot Angelo Massafra, Atë Bernard Caruana dhe z. Petrika Lame.

Mbi punimet e kësaj Asambleje kontinentale të udhës së Sinodalitetit të Kishës Evropiane, nga Praga të ndjekim dëshminë e domenikanit Atë Bernard Caruana, Vikar i Përgjithshëm i Kryedioqezës Tiranë/Durrës.

Dëshma e domenikanit Atë Bernard Caruana, Vikar i Përgjithshëm i Kryedioqezës Tiranë/Durrës
10 shkurt 2023, 10:23