Imzot Gjergj Meta: kemi nevojë për njëri-tjetrin, jo vetëm në Krishtlindje
Meditimi i Sekretarit të përgjithshëm të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë merr shkas nga Mesazhi i Papës Françesku për Ditën e Paqes. Në këto kohë lufte e problemesh të tjera, me të cilat përballet edhe shoqëria shqiptare, të kundrojmë Foshnjën Hyjnore që lind e që na kërkon t’i hedhim sytë edhe përreth nesh, për të ndihmuar vëllezërit e motrat tona në nevojë, vëren ipeshkvi i Rrëshenit
R.SH. - Vatikan
“Për shumë mot Krishtlindjen”: urimi i ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, Sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, frymëzohet këtë vit nga Mesazhi i Papës Françesku për Ditën Botërore të Paqes, që do të kremtohet më 1 janar 2023. “Askush nuk mund të shpëtojë i vetëm”, kjo është tema e zgjedhur nga Ati i Shenjtë. Vërtet, sidomos për Krishtlindje, mediton imzot Gjergj Meta, ne nuk jemi vetëm, sepse jemi me Hyjin, me Emanuelin, Zotin-me-ne. Ai është me ne e dëshiron që edhe ne të jemi “me” e “për” njëri-tjetrin. Por le ta dëgjojmë mesazhin…
24 dhjetor 2022, 15:00