Kërko

Imzot Frano Illia, kryeipeshkev i Shkodres Imzot Frano Illia, kryeipeshkev i Shkodres

25-vjetori i kalimit nё amshim i Imzot Frano Illia

Kryedioqeza e Shkodrёs përkujtoi 25-vjetorin e kalimit nё Amshimi, mё 22 tetor 1997, tё Imzot Frano Illisё, kryeipeshkvit tё parё pas rënies sё regjimit komunist, emëruar e shuguruar nga Papa Shёn Gjon Pali II, gjatё vizitёs historike nё Shkodёr mё 25 prill 1993. Bari i dashur, studiues i shquar, historian e atdhetar i vendosur. Shembull meshtarie e përkushtimi nё shërbim tё Zotit e tё popullit, imzot Frano Illia la pas shembullin e paharrueshëm dhe veprat e tij tё çmuara

R.SH. – Vatikan

Kryedioqeza e Shkodёr-Pultit përkujtoi 25-vjetorin e kalimit nё Amshimi, mё 22 tetor 1997, tё Imzot Frano Illisё, kryeipeshkvit tё parё pas rënies sё regjimit komunist, emëruar e shuguruar nga Papa Shёn Gjon Pali II, gjatё vizitёs apostolike historike nё Shkodёr mё 25 prill 1993. Bari shpirtëror i dashur, studiues i shquar, historian e atdhetar i vendosur. Shembull meshtarie e përkushtimi nё misionin e përhershëm nё shërbim tё Zotit e tё popullit, imzot Frano Illia la pas shembullin e paharrueshëm dhe veprat e tij tё çmuara si njeri i dialogut, i paqes dhe i harmonisë. Nga Shkodra tё ndjekim njoftimin e dom Mark Pashkja, zёdhёnёs i Konferencës Ipeshkvnore Katolike tё Shqipërisë:

Dom Mark Pashkja

Në Kishën katedrale të shën Shtjefnit në Shkodёr u përkujtua 25 vjetori i kalimit në amshim i Arqipeshkvit të Shkodrës Imzot Frano Illia. Me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, meshtarëve, familjarëve dhe personave me të cilët bashkëpunoi u kremtua Mesha e shenjtë e udhëhequr nga Sh.T Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodrës dhe njëkohësisht Presidenti i Konference Ipeshkvnore Shqiptare. Në homelinё e rastit Imzot Angelo foli mbi rёndёsinё e figurës së Imzot Franos, dëshminë e jetës së tij në burgjet e sistemit komunist dhe momentet e para të lirisë së fesë dhe  vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri.

Vizitë papnore në të cilën Imzot Frano ishte njëri nga protagonistët kryesorë sepse pikërisht atë ditё qe shuguruar Ipeshkëv duke rimëkëmbur kështu hararin kishtare pas komunizmit.

Imzot Frano Illia lindi në famullinë e Jubanit me 21 shkurt të vitit 1918. Pasi kreu studimet filozofike-teologjike në Seminarin Papnor në Shkodёr ai u shugurua meshtar, ku ndër tё tjera shërbeu në famullinë e Milotit dhe jo vetëm.

Duhet theksuar se Imzot Frano spikat edhe për karakterin e tij prej letrari dhe historiani. Ai  ndër të tjera botoi disa vepra letrare të tija personale, përkthime të veprave të njohura siç ёshtё ‘Iliricum Sacrum’, po ashtu bëri përmbledhjen dhe botimin e Kanunit të Skënderbeut. Shërbeu si bari i Kishës në Shkodёr gjatё periudhave kritike të vendit, ku vlen të theksohet kontributi i tij gjatё viteve të para të sistemit pluralist apo edhe në trazirat e vitit 1996-97.

Pas përfundimit të Meshës u bë edhe publikimi i volumit që përmban aktet studimore të konferencës së mbajtur  në qershor të këtij viti mbi jetën dhe veprën e Imzot Franos.

don Mark Pashkja

Imzot Frano Illia njeri i dialogut, i paqes dhe i harmonisë

Kryeipeshkvi Frano Illia jetoi me moton: "Edhe sikur të më premtojnë njëqind jetë, asnjenën nuk e due tue mohue fenë". Moto kjo që ruan ende sot vlerën e aktualitetit. Ndërroi jetë më  22 tetor 1997.

Nga arkivi i redaksise shqipe te Radio Vatikanit po shkëpusim përshëndetjen e Papës Shën Gjon Pali II drejtuar shqiptarëve e ipeshkvit të saposhuguruar, izmot Franës Illisë, më 25 prill 1993, gjatë lutjes së mesditës Mbretëresha Qiellit, nga ballkoni i selisë së kryeipeshkvisë së Shkodrës, dhe fjalën përshëndetëse të imzot Frano Illisë drejtuar Papës Wojtila:

Përshëndetjen e izmot Franës Illisë drejtuar Papës Shën Gjon Pali II më 25 prill 1993

 

25 tetor 2022, 11:25