Kërko

Imzot José Luis Mumbiela Imzot José Luis Mumbiela 

Kazakistan, kreu i ipeshkvijve: Papa sjell një model vëllazërimi tek ne

Imzot José Luis Mumbiela Sierra shpjegon se pjesëmarrja e Papës në Kongresin e ardhshëm të Krerëve të Feve Botërore dhe Tradicionale përfaqëson një arritje të madhe: do të shërbejë për të nënvizuar thirrjen e Kazakistani si shembull i bashkëjetesës paqësore ndërmjet grupeve etnike dhe feve të ndryshme. Kombi ka nisur një dialog ndërkulturor dhe ndërfetar, që e pasuron gjithë shoqërinë

R.SH. – Vatikan

         “Prania e Atit të Shenjtë përbën për vetë Kongresin arritjen e tij më të madhe të gjithë këtyre viteve, sepse Papa është figura ndërkombëtare më e rëndësishme dhe më e njohur në fushën e nxitjes së dialogut ndërmjet kombeve, kulturave dhe feve të ndryshme”. Imzot José Luis Mumbiela Sierra, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Kazakistanit dhe ipeshkëv i dioqezës së Trinisë Shenjte në Almaty, shpjegon rëndësinë e pjesëmarrjes së Françeskut në Kongresin VII të Krerëve të Feve Botërore dhe Tradicionale, që do të mbahet në Nur-Sultan, kryeqyteti i vendit, më 14 dhe 15 shtator.

Dialog i frytshëm

         Kazakistani - komb ndërmjet Azisë dhe Evropës, që u bë i pavarur në vitin 1990, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik - përbëhet nga grupe të ndryshme etnike, me shumicë myslimane. Të krishterët janë pakicë e kryesisht ortodoksë. Në këtë kuadër tejet të larmishëm, dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor, intensifikuar prej disa vitesh, e ka pasuruar gjithë shoqërinë. Imzot Mumbiela Sierra, zgjedhur kohët e fundit edhe kryetar i Konferencës së Ipeshkvijve të Azisë Qendrore, uron që “fjalët e Papës Françesku gjatë vizitës të priten me entuziazëm, në mënyrë që, në të ardhmen, ky kongres të shndërrohet në një laborator të vërtetë paqeje në botë”.

04 gusht 2022, 17:13