Kërko

Funerali i disa prej viktimave në zjarrin e rënë në një kishë kopte në Egjipt Funerali i disa prej viktimave në zjarrin e rënë në një kishë kopte në Egjipt 

Egjipt, një problem elektrik, shkaku i zjarrit në kishën kopte. 41 të vdekur

Bilanci përfundimtar i tragjedisë në një famulli ortodokse kopte të Abu Sifin, në periferi të Kajros, gjatë liturgjisë së të dielës, është 41 viktima, përfshirë 10 fëmijë, dhe 14 të plagosur. Vdiq edhe famullitari, Át Abdel Masih Bakhit. Shumë prej viktimave u mbytën nga tymi, ose u shtypën nga turma, që shtyhej për të dalë nga kisha

R.SH. – Vatikan

Problem elektrik ai, që shkaktoi zjarrin në kishën ortodokse kopte të Abu Sifin, në periferi të Kajros, gjatë liturgjisë së të dielës, me një bilanc të rëndë prej 41 viktimash, përfshirë 10 fëmijë. Gjithashtu, mbetën të plagosur 14 vetë.

Vdiq edhe bariu i bashkësisë, Át Bakhit

Flakët u përhapën me shpejtësi në godinën, që ndodhet në lagjen e punëtorëve, në perëndim të lumit Nil. U ngrit një tym i dendur, shkak kryesor i vdekjes së njerëzve. Nga zjarri humbi jetën edhe famullitari i kishës, Át Abdel Masih Bakhit, i cili kremtonte meshën ortodokse, me qindra besimtarë. Flakët dhe tymi shkaktuan panik, me turmën që shtyhej e që, fatkeqësisht, shtypi disa vetë, të cilët humbën jetën.

16 gusht 2022, 11:14