Takim i grupeve vullnetare të Ditës Botërore të Rinisë 2023
R.SH. - Vatikan
Pritja dhe entuziazmi i drejtuesve të grupeve të vullnetarëve të DBR-së në Lisbonë (1-6 gusht 2023) është gjithnjë në rritje. 150 nga këta të fundit, mbledhur nga e gjithë Portugalia, morën pjesë në kampin stërvitor, organizuar në kryeqytetin lusitan ditët e fundit. I krijuar nga komiteti organizativ vendas i DBR-së, kampi u krijoi mundësinë pjesëmarrësve të njiheshin hollësisht me të gjithë organizimin e Ditës Botërore të Rinisë.
Sipas njoftimeve të Komitetit Organizativ (Col), drejtuesit e grupit zhvilluan aktivitete praktike rinore, morën pjesë në çaste lutjeje dhe dëgjuan disa dëshmi nga vullnetarët e mëparshëm të DBR-së. Pjesëmarrësit i përshëndeti At Américo Aguiar, kryetar i Fondacionit DBR Lisbonë, 2023, i cili nënvizoi rëndësinë e punës së vullnetarëve në pritje të një ngjarjeje, siç është Dita Botërore e Rinisë!