Kërko

Virgjëra Mari na mëson se njeriu i urtë nuk dyshon në Zotin

Në thjeshtësinë e saj, Maria Virgjër është tejet e urtë: ajo nuk dyshon në fuqinë e Zotit, por dëshiron ta kupton më mirë vullnetin e Tij, për t’iu përputhur e përmbajtur plotësisht këtij vullneti. Maria është krijesa që në mënyrë të veçantë ia ka hapur krejtësisht derën Krijuesit të vet, është vënë në duart e tij, pa kufizime

R. SH. - Vatikan

Në thjeshtësinë e saj, Maria Virgjër është tejet e urtë: ajo nuk dyshon në fuqinë e Zotit, por dëshiron ta kupton më mirë vullnetin e Tij, për t’iu përputhur e përmbajtur plotësisht këtij vullneti. Maria është krijesa që në mënyrë të veçantë ia ka hapur krejtësisht derën Krijuesit të vet, është vënë në duart e tij, pa kufizime. 

E pohojnё kёtё pikërisht po-tё e saj, përgjigjet pozitive tё Marisë ndaj kërkesës së Engjëllit të Zotit, siç tregoi pjesa e Ungjillit tё Lukёs (Lk 1,26-38).
Virgjëra Maria, e cila është unike dhe e papërsëritshme, ka një domethënie shpirtërore që i përket dhe takon çdo të krishteri, në saje të lidhjes së fesë: vërtet, kush beson thellësisht në dashurinë e Zotit, e pranon në vete Jezusin, hyjninë e jetës së tij, në saje të veprës së Shpirtit Shenjt.

27 maj 2022, 16:20