Kërko

Pellegrinaggio albanese al santuario della Madonna del Buon Consiglio di Genazzano Pellegrinaggio albanese al santuario della Madonna del Buon Consiglio di Genazzano

Më 29 maj 2022 shtegtimi i shqiptarëve tek Zoja e Këshillit të Mirë

Të dielën, më 29 maj 2022, Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan, afёr Romёs, pret përsëri bijtë e vet shqiptarë nga të katër anët e Italisë dhe të botës. Organizuar nga Përgjegjësi për baritorinë e emigrantëve e diasporën shqiptare në Itali, dom Elia Matija, sivjet kremtimi Meshёs solemne, që do të kryesohet nga Imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapёs, do të fillojë në orën 11.00 dhe pas kremtimit Eukaristik do të mbahet lutja drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë.

R.SH. – Vatikan

Të dielën, më 29 maj 2022, Zoja e Këshillit të Mirë në Gjenacan, afёr Romёs, pret përsëri bijtë e vet shqiptarë nga të katër anët e Italisë dhe të botës. Organizuar nga Përgjegjësi për baritorinë e emigrantëve e diasporën shqiptare në Itali, dom Elia Matija, sivjet kremtimi i Meshёs solemne, që do të kryesohet nga Imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapёs, do të fillojë në orën 11.00 dhe pas kremtimit Eukaristik do të mbahet lutja drejtuar Zojës së Këshillit të Mirë. 

T’i lutemi Zotit, me ndërmjetësim të Zojës së Shkodrës, për ditë më të mira, me një lutje tradicionale, që i qëndroi kohës, më shumë se muret:
“O Zoja e Bekueme, Nana e Këshillit të Mirë, po të thërrasim ty, që je Bija e zgjedhuna e Zotit Atë, Nana e Jezu Krishtit, Nusja e Shpirtit Shenjt, Tempull i së Shenjtnueshmes Trini: ndërmjetëso për ne në qiell!”.

E kur Kisha u rindërtua, lutja u pasurua me fjalët:
“Ndër duert tua të fuqishme, o Nanë e Mëshirës, po e lëshojmë të dashtunin kombin tonë, megjithsè jemi mëkatnorë të mjerë e të padenjë. Po të falënderojmë se na je gjetë e na ke ndihmue me kujdesin e një Nane të vërtetë në dimnin e gjatë e të vështirë të persekutimit, i cili na shkaktoi viktima të panjehuna, martirë që tash ndërmjetësojnë për ne në qiell. Po të falënderojmë që na e nxore nga Zoti hirin e rikthimit të pranverës së lirisë fetare e qytetare, e cila i hapë rrugën ndërtimit të një shoqnie ma të drejtë e ma vëllaznore”.

27 maj 2022, 12:23