Kërko

Shën Luigji Maria Grignion de Monfort: traktat i devocionit të vërtetë për Marinë

Shën Luigji Maria Grignion de Monfort: Hyji Bir i përcolli Nënës gjithçka fitoi me jetën e Tij e me vdekjen e Tij, meritat e Tij të pafundme e virtytet e Tij të mahnitshme; e e caktoi rojtare të thesareve, që ia la trashëgim Ati; përmes saj ia jep meritat e Tij gjymtyrëve të veta, ua përcjell virtytet, ua shpërndan hiret; është rava e tij misterioze; lugu i kroit i tij, përmes të cilit rrjedhin ëmbëlsisht e begatisht përdëllimet e Zotit

R. SH. - Vatikan

Njё mendim kushtuar Virgjrës Mari, nё muajin maj. Sot mё 20 maj ne pyetjen “kush është Maria?” përgjigjet Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, nga libri i tij i famshëm: “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”

“Hyji Atë mblodhi një masë ujërash, e i quajti det; mblodhi bashkë të gjitha hiret, e i quajti Mari. Zoti i madh zotëron një thesar, a një depo tejet të pasur, ku ka mbyllur gjithë ç’është e bukur, e shkëlqyer, e rrallë, e çmuar, deri Birin e vet, Jezusin: ky thesar i pafund nuk është tjetër, veçse Maria, që shenjtorët e quajnë thesari i Zotit e që i pasuron njerëzit me begatinë e hireve të saj”.

 “Jezusi, Hyji Bir i përcolli Nënës gjithçka fitoi me jetën e Tij e me vdekjen e Tij, meritat e Tij të pafundme e virtytet e Tij të mahnitshme; e e caktoi rojtare të thesareve, që ia la  trashëgim Ati; përmes saj ia jep meritat e Tij gjymtyrëve të veta, ua përcjell virtytet, ua shpërndan hiret; është rava e tij misterioze; lugu i kroit i tij, përmes të cilit rrjedhin ëmbëlsisht e begatisht përdëllimet e Zotit”.

Maria në Kishën shenjte

Besimtarët e krishterë e dinë mirë se të gjitha dhuratat, që vijnë nga Hyji, të gjitha hiret, që shpesh ia lypim Zotit me lot në sy, kur jeta na shtyn buzë greminës, merren nëpër duart e Marisë”. Këtë na e kujton Shën Luigji Maria Grignion de Monfort në “Traktatin e devocionit të vërtetë për Marinë”, që e shfletuam sot, duke u ndaluar tek paragrafët 25 e 26 të kapitullit “Maria në Kishën shenjte”, nga pjesa e parë e librit  

22 maj 2022, 09:05