Kërko

Maria Maria 

Njё mendim kushtuar Virgjërës Mari: Nëna e Kishës e Nëna jonë

Kush është Maria? Përgjigjet Gjon Pali II me poezinë e tij prekëse: “Nëna e Kishës”, duke shprehur dëshirën e zjarrtë për të qenë të gjithë dishepuj të Krishtit

Përgjigjet Gjon Pali II me poezinë e tij prekëse: “Nëna e Kishës”, duke shprehur dëshirën e zjarrtë për të qenë të gjithë dishepuj të Krishtit:

“O Nëna e Kishës

e Nëna jonë Mari:

mbledhim ndër duar

gjithçka që mund të dhurohet:

gazin e fëmijëve,

hovin e të rinjve,

dhimbjet e të sëmurëve,

ngrohtësinë e familjeve,

djersën e punëtorëve,

ankthet e të papunëve,

vetminë e pleqve,

pendimin e mëkatarëve,

ëndrrat e  shpresat:

gjithçka ty ta dhurojmë,

në pritje të një dhurate të vetme:

 “Na bëj, o Nënë,

 dishepuj të dashurisë së Krishtit”.

28 maj 2022, 11:22