Kërko

 Visitazione della Beata Vergine Maria Visitazione della Beata Vergine Maria

Njё mendim kushtuar Virgjërës Mari, nё muajin maj: Zoja Bekuar model feje e bindjeje ndaj Hyjit

Në Virgjërën Mari ne njohim në mënyrë të posaçme modelin e fesë e të bindjes ndaj Hyjit. E Kisha na thërret të lutemi në mënyrë që sipas shembullit të Virgjërës Mari, çdo i krishterë, të jetë përherë i kujdesshëm ndaj shenjave të Zotit që përjeton dhe has në jetën e pёrditshme personale, dhe Fjalën e Zotit ka ketë prijëse jete.

R.SH. - Vatikan

Muaji i majit është muaji që i kushtohet nderimit të Zojës Mari, është kohë e një bashkimi më të ngushtë me Nënën dhe ne të gjithëve, e cila na prin tek Jezu Krishti.

Kisha katolike, pra, muajin maj ia kushton nderimit të Virgjërës Mari, Nënës së Zotit dhe i fton besimtarët katolikë, që posaçërisht gjatë këtij muaji, tё ngarendin tek Nëna e Jezusit dhe asaj t'ia besojnë jetën e tyre personale e familjare. Maji, siç dihet, është kohë lutjeje e bashkimi më të ngushtë me Nënën e ne të gjithëve, e cila na prin tek Jezusi Shpëtimtar. Kisha na thërret të lutemi në mënyrë që sipas shembullit të Virgjërës Mari, çdo i krishterë, të jetë përherë i kujdesshëm ndaj shenjave të Zotit që përjeton dhe has në jetën e pёrditshme personale, dhe Fjalën e Zotit ka ketë prijëse jete.

E në Virgjërën Mari ne njohim në mënyrë të posaçme shembullin, modelin e fesë e të bindjes ndaj Hyjit Atë. Prandaj duhet ti afrohemi Marisë për të mësuar nga shembulli saj besimin, fenë, përvujtërinë, hapjen e zemrës ndaj Zotit. Është kjo një udhë meditimi që zbulojmë duke recituar çdo ditë Besojmën.

23 maj 2022, 15:34