Kërko

 Santissimo Nome di Maria Santissimo Nome di Maria

Njё mendim kushtuar Virgjrës Mari

Kur qielli puthi tokën/Erdhi mbi dhe Maria: /Emri Mari do të thotë, /thjeshtësia e pastria! /Do të thotë fryma e parë/në prehrin që të do, /e edhe fryma e fundit, / kur të kthehesh te Ajo”.

R.SH. - Vatikan

Sot do tё ndalemi shkurt te Emri Mari dhe fjalët që na ofron Ungjilli, sepse aty kemi fillin shpirtëror, që nis nga përshëndetja qё Engjëllit Tёnzot ia drejton Marisё Virgjër, fjalë qё Kisha i ka transmetuar nё uratën “Tё Falemi Mari”, tё cilën besimtarët e lusin në shekuj e deri në ditët tona.

Të falemi

Lavdi fillon me fjalët, që engjëlli Grabriel i drejton Marisë: “Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!” (Lk 1,28). Në origjinalin greqisht, shën Luka thotë “kàire”, pra “gëzohu”, por në latinisht kjo pjesë e lutjes u shndërrua në “Të falemi”. Gjithsesi, duke marrë parasysh origjinalin, kuptohet fare mirë se ftesa për t’u gëzuar drejtuar Marisë, që ajo e pranoi dhe e realizoi plotësisht, na drejtohet edhe ne çdo ditë e sa herë e themi këtë lutje.

Mari, hirplote

Emri i Marisë, në lutjen “Të falemi” , ka të njëjtën peshë me fjalën “hirplote”, që i vjen pas. Në Ungjill, mungon emri, sepse është mbivënie e fjalës “hirplotë” (Kekaritoméne). Mari do të thotë hirplote, pra, plot me Shpirtin Shenjt, model për çdo të krishterë. Në emrin e Marisë është shkruar edhe fati i Virgjërës Shenjte. Nëse kemi parasysh origjinën egjipto-hebraike, kuptimi i emrit është “e dashur nga Zoti”. Rrënja egjiptiane “Myr” do të thotë “e dashur”, ndërsa ajo hebraike “yam” është shkurtim i emrit të Zotit “Iahvè”. Nëse shohim botën aramaike, domethënia e emrit “Mari” është “princeshë”, “zonjë e madhe”. Në të dyja rastet, emri përmbledh në vetvete gjithë misterin e asaj, që lindi Birin e Hyjit.

Në historinë e ekzegjezës, emri Mari shpjegohet në mënyra të ndryshme.
Disa rabinë, që e nxjerrin emrin Miriam nga rrënja MRR = ‘të jesh e hidhur’, mendojnë se Mari do të thotë Hidhërí. Nisen nga emri i Marisë, motrës së Moisiut, së cilës iu ngjit ky emër, sepse pikërisht kur lindi, Faraoni nisi t’ua bënte hebrenjve jetën tejet të hidhur, duke ua mbytur fëmijët. 

Ky shpjegim mund të pranohet edhe prej të krishterëve, duke menduar se Maria pati dhimbje e hidhërime, që i kalojnë caqet e zemrës njerëzore. Po kemi edhe një shpjegim tjetër, duke u nisur nga fjala hebraishte MOREH- Mësuese e Zojë+YAM-det, pra mësuese e Zonjë e detit të këtij shekulli, të cilin Maria na ndihmon ta kapërcejmë, për të na prirë drejt qiellit.

Emri Mari shpjegohet prej hebraishtes edhe si “Vashë që resh nga qielli një shi hiresh”, sepse ajo vetë asht “shi hiresh”.

 

Emri Mari

Kur qielli puthi tokën

Erdhi mbi dhe Maria:

Emri Mari do të thotë,

thjeshtësia e pastria!

 

Do të thotë fryma e parë

në prehrin që të do,

e edhe fryma e fundit,

kur të kthehesh te Ajo”.

03 maj 2022, 12:57