Kërko

2018.08.23 Santa Monica e Sant'Agostino 2018.08.23 Santa Monica e Sant'Agostino

Njё mendim kushtuar Virgjërës Mari: Shën Agostini, Krishti e njihte nënën para se të lindte

Shën Agostini: Krishti e njihte nënën para se të lindte prej saj, në çastin kur e paracaktoi të ishte Nëna e tij; e para se ta krijonte si Zot, atë që, si njeri, do të ishte krijesa e tij. Ai e zgjodhi nënën që e krijoi - dhe e krijoi Nënën, që e zgjodhi

R. SH. - Vatikan

Në Kushtetutën Apostolike Munificentissimus Deus të Piut XII, pohohet se Maria u zgjodh në atë çast, kur Zoti vendosi Mishërimin e Fjalës!  Kjo është  ideja  e paracaktimit të Marisë. Në shekullin V Shën Agostini shkruante:

“Krishti e njihte nënën para se të lindte prej saj, në çastin kur e paracaktoi të ishte Nëna e tij;  e para se ta krijonte si Zot, atë që, si njeri, do të ishte krijesa e tij”. Ai e zgjodhi nënën që e krijoi - dhe e krijoi Nënën, që e zgjodhi!

Zgjodhi një Nënë Virgjër në zënie, virgjër me foshnjën në bark, virgjër pasi e lindi, virgjër përgjithmonë. Pse mrekullohesh nga gjithë kjo, o njeri? Ishte e arsyeshme të lindte kështu Zoti, kur u denjua të bëhej njeri” (Predikimi 186,1).

26 maj 2022, 10:38