Kërko

Pauline Jaricot Pauline Jaricot 

Në Lion, lumnimi i Pauline Jaricot: historia e saj në një dokufilm

Themeluesja e Veprës për Përhapjen e Fesë, që sivjet mbush 200 vjet, e shkriu gjithë jetën kryesisht për misionet, me nisma lutjesh dhe mbledhje fondesh. Më 3 maj 1922 Piu XI e shpalli “Papnore” veprën e saj. Ndërsa një film me metrazh të shkurtër në pesë gjuhë, synon ta bëjë të njohur këtë përvojë, gjithnjë aktuale. Postulatori: në rrënjët e veprave të saj është prania e Zotit dhe lutja. Sot është e Lume!

R. SH. - Vatikan

Kardinali Luis Antonio Tagle, prefekt i Kongregatës për Ungjillizimin e Popujve, do të kryesojë nesër, 22 maj, në Lion, ritin e lumnimit të Pauline Jaricot, themeluese e Veprës së “Këshillit për Përhapjen e Fesë” - sot njëra nga katër Veprat Misionare Papnore - dhe të “Rruzares së Gjallë”,  lëvizje lutjeje. E lindur në gjirin e një familjeje të pasur  kaloi një adoleshencë të këndshme. Deri ditën kur, duke dëgjuar një predikim, rizbuloi vërtetësinë e besimit në Krishtin dhe ia kushtoi gjithë vetveten. Më 1816 ai bëri kushtin e pastrisë dhe nisi t’ia lushtojë gjithë vëmendjen më të pafatëve. Rreth saj  filluan të mblidhen punëtorë të rinj, të fabrikave familjare dhe lindi një shoqatë  e përshpirtshme, e quajtur e “Shpërblyesit”. E shtyrë nga dëshira për të bërë diçka për misionarët dhe për t’i mbështetur në shërbimin e tyre,  organizoi një grup prej 10 vajzash, që të luteshin për misionet, t’u jepnin ndonjë ndihmë të vogël në të holla meshtarëve të vendeve më të largëta dhe të nxisnin sa më shumë njerëz për të bërë të njëjtën gjë.

Ideja u përhap me shpejtësi dhe më 3 maj 1822 u themelua zyrtarisht Shoqata për Përhapjen e Fesë! Lindi kështu ajo që njhet me merin “Propaganda Fide” Njëqind vjet më vonë, Piu XI do të njihte frymëzimin  e saj misionar dhe shërbimin e vyer ndaj Kishës universale, duke e shpallur Veprën për Përhapjen e Fesë “Papnore”. Pasi e kishte shkrirë pa kursim gjithë jetën në projekte të tjera bamirësie dhe veprimtari të ndryshme për Kishën, vdiq në varfëri, në Lion më 9 janar 1862.

“Shiko nga lart”: kështu titullohet filmi me metrazh të shkurtër, që na njeh hollësisht me jetën e Pauline Jaricot, sot e Lume!

21 maj 2022, 12:40