Kërko

Motёr Teuta Buka: edukimi katolik nё Shqipëri, mision dashurie ndёr vite

Dokumentari “Edukimi katolik nё Shqipëri, mision dashurie ndёr vite”, njё iniciativë e Komisionit Kombёtar Katolik, njё instrument dialogu pёr tё gjithё aktorёt qё nё Shqipёri japin njё kontribut dhe bashkëpunojnë pёr edukimin e tё rinjve, si ndihmesë pёr rritjen e njё vendi. Shkollat e para shqipe datojnë III shekuj e gjysmë mё herët se sa sot mendohet e kujtohet.

R.SH. - Vatikan

Gjatë muajit kushtuar edukimit Katolik nё Shqipёri, janë bërë shumë aktivitete. Njё prej tyre ёshtё edhe dokumentari “Edukimi katolik nё Shqipëri, mision dashurie ndёr vite”  qё u shfaq më datë 17 maj 2022 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Nё kёtё ngjarje ishin tё pranishëm Zv. Ministrja e Arsimit Zonja Nina Guga, drejtorja e Përgjithshme e Kopshteve, Zonja Zhaneta Beqiri, Presidenti Komisionit Kombëtar pranё Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë për Edukimin Katolik (KKEKSH), Imzot Angelo Massafra, koordinatorja kombëtare e Komisionit Kombëtar pranё Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë për Edukimin Katolik motёr Teuta Buka, Nunci Apostolik nё Shqipёri, Imzot Luigi Bonazzi e shumё tё tjerё.

Kujdesi i Kishës katolike pёr edukimin e tё rinjve nё Shqipёri vazhdon me punё, pёrkuhstim e dashuri. E dëshmon kёtё edhe dokumentari “Edukimi katolik nё Shqipëri, mision dashurie ndёr vite” njё iniciativë e Komisionit Kombëtar Katolik, realizuar me regjinë e Simon Shkrelit, me skenarin e prof. Gjovalin Çunit  profesoresha Aljula Jubanit, me mbështetjen e enteve tё ndryshme ndёrkombёtare e kombëtare tё Kishës katolike si Renobavis, Church in Need etj. nё bashkëpunim me tё gjitha shkollat qё drejtohet nga institutet e ndryshme rregulltare tё Kishёs katolike nё Shqipëri.

Qëllimi i kёtij dokumentari, qё u realizua pёr herё tё parё, synon të jetё njё instrument dialogu pёr tё gjithё aktorёt, jo vetёm tё Kishёs katolike, qё nё Shqipëri japin njё kontribut dhe bashkëpunojnë pёr edukimin e tё rinjve, si ndihmesë pёr rritjen e njё kombi dhe vendi. I tillë ka qenё dhe ёshtё edukimi qё ofron Kisha katolike ndёr shekuj nё Shqipëri.

Ky dokumentar nuk pretendon tё jetё ezaurues nё kёtё fushё, por tё hap vizionin qё Kisha katolike ka pёr edukimin dhe tё zgjerohet vështirmi nё shekuj, tё rё njohur brezin sotёm rreth fakteve e rrethanave historike pёr sa i përket kontributit tё Kishës katolike nё fushën e edukimit. Shkollat e para shqipe datojnë III shekuj e gjysmë mё herët se sa sot mendohet e kujtohet.

Ky dokumentar ёshtё pjesa e parё, kushtuar këndvështrimit tё shekujve, pastaj koha e komunizmit e trajtimi i edukimit katolik, njё fushë akoma pёr t’u hulumtuar, dhe pjesa e fundit ёshtё vizioni pёr njeriut, entuziazmi qё shkollat e Kishёs katolike nё Shqipëri kanё e dëshirojnë tё ofrojnë nё fushёn e edukimit e tё formimit tё tё rinjve. Në Shqipëri, kujtojmё, sot shkollat e rrjetit të edukimit katolik kanë rreth 8000 nxënës nga veriu në jug, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Edukimi është njëra nga sfidat më të rëndësishme për Kishën dhe shoqёrinё bashkёkohore. Edukimi është vepër e dashurisë, është dhurimi i jetës. Dashuria është kërkuese, kërkon të përdorim pasuritë më të mira, të rizgjojmë pasionin e të vihemi edhe një herë në udhë, me durim, bashkë me të rinjtë. Edukimi nëpër shkollat katolike duhet të jetë e mundohet tё jetё, para së gjithash, shumë kompetent, cilësor, dhe në të njëjtën kohë plot njerëzi, me aftësinë për të qëndruar mes të rinjve me stilin pedagogjik, për ta ndihmuar rritjen e tyre njerëzore, shoqёrore e shpirtërore. Të rinjtë kanë nevojë për cilësinë e mësimdhënies dhe njëkohësisht të vlerave, jo vetëm të shpallura, por të dëshmuara.

Mbi kёtё mision qё ka Kisha katolike nё Shqipëri, po edhe ndёr shqiptarë, ka pasur nё shekuj, qё sot vijon me njё impenjim, entuziazëm e vizion pёr njeriun, vendin e kombin, nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News tё dëgjojmë Motёr Teuta Buka, fma, saleziane e Drejtoreshë e Qendrës   "Maria Mazzarello" nё Tiranë, koordinatore kombëtare e Komisionit Kombëtar pranё Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë për Edukimin Katolik (KKEKSH):

Motёr Teuta Buka

dhe disa dёshmi tё tё rinjve qё kanё kaluar nё bankat e shkollave qё sot drejtohet nga Kisha katolike nё Shqipёri:

Dёshmia e disa tё rinjve qё kanё kaluar nё bankat e shkollave qё sot drejtohet nga Kisha katolike nё Shqipёri

 

18 maj 2022, 11:34