Kërko

Imzot Gjergj Meta: festa Sh’Llezhdrit nё Orosh e Rrёshen na bashkon e pёrforcon

Është bёrё traditë tashmë qё Kisha dioqezane e Rrёshenit tё Mirditës tё kremtojё festën e pajtorit tё vet qiellor, Sh’Llezhdrit a Shёn Alesandri, mё 13 maj, solemnisht dhe pjesëmarrje korale, me njё parapërgatitje shpirtërore dhe me disa momente historike e kulturore.

R.SH. - Vatikan

Është bёrё traditë tashmë qё Kisha dioqezane e Rrёshenit tё Mirditës tё kremtojё festën e pajtorit tё vet qiellor, Sh’Llezhdrit a Shёn Alesandri, mё 13 maj, solemnisht dhe me një pjesëmarrje korale, tё paraprirë nga një përgatitje shpirtërore dhe nga disa momente historike e kulturore.

Kёshtu edhe sivjet kremtimi i festёs sё Sh’Llezhdrit kulminoi, me 13 maj, nё Abacin e Oroshtit, me kremtimin e Meshёs solemne, sivjet kryesuar nga imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsi, nё bashkёkremtim me ipeshkvin e vendit imzot Gjergj Meta, shume meshtarёve, rregulltarёve nё praninё e shumё besimtarёve. Po kujtojmё se Kisha e Oroshit mban emrin e këtij martiri të fesё sё krishterё.

Festa e Sh’Llezhdrit u parapri nga njё përgatitje shpirtërore, me kremtimin e Meshёve dhe lutjeve, si edhe me disa momente historike e kulturore. Nё festё morёn pjesё  shumё besimtarё nga e gjithё dioqeza e Rrёshenit, nga viset tjera tё Shqipёrisё si dhe nga diaspora, siç na njofton nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News ipeshkvi i Rrёshenit, Imzot Gjergj Meta, ta dёgjojmё:

Nё mikrofonin e Radio Vatikanit – Vatican News flet ipeshkvi i Rrёshenit, Imzot Gjergj Meta

Shën Aleksandri i Romës (sh'Llezhdri) u martirizua në vitin 289 në Drizipera, një qytet që sot nuk ekziston, por që ishte diku midis Turqisë dhe Bullgarisë së sotshme. Aleksandri ishte një ushtar romak i legjionit të Tiberianit, i cili dha jetën për të mos e mohuar besimin e tij. Kisha katolike, Kisha Ortodokse dhe ajo Anglikane e festojnë me datë 13 maj. Është pajtori i Dioqezës së Rrëshenit dhe festohet në këtë datë në Orosh.

15 maj 2022, 15:13