Kërko

Ftesë e Atë Gjergj Fishtës: siellnju sod prej Zojet Mrí

Atë Gjergj Fishta: O ju t’gjith, qi n’Shqyptarí/ M’kater vend Kryqin e bâni, /Siellnju sod prej Zojet Mrí/E nji zemre e nji zâni/ Kangë e valle Asajë t’i kndoni, /Shpirt e zêmër t’ia kushtoni…

R.SH. - Vatikan

Njё mendim kushtuar Virgjrës Mari, nё muajin maj. Sot mё 20 ma ftesa e Atë Gjergj Fishtës për ta nderuar Marinë, e jo vetëm në muajin, që i kushtohet asaj:

1 O ju t’gjith, qi n’Shqyptarí

M’kater vend Kryqin e bâni,
Siellnju sod prej Zojet Mrí
E nji zemre e nji zâni
Kangë e valle Asajë t’i kndoni,
Shpirt e zêmër t’ia kushtoni,

2 Në ket muej tu elteri i Sajë
Bini lila e drandofille,
E me Fé, Dashtní e Uzdajë
Prej së Lumes, (qi prej qielle
U kje dhânun per Pajtore,)
Lypni hír e lypni ndore.

3 Nder travajë e nder ezgjete,
Qi per anë na kanë rrethue,
Nder rreziqe të ksajë jete
Kush do të dalë me na ndihmue?
Me na njitë doren nder t’vshtira
E dit me na reshë mâ t’mira?

4 Sheklli jo: pse shpirt e zêmer
Per t’mjeruem sheklli nuk ká:
Ai të drejtin vên nen thêmer,
Edhe bân t’ligshtin me kjá:
Tradhton mikun n’ditë nevoje
E i a xjerrë kashaten goje.

5 Tjeter strehë né s’na ka mbetun,
Per me u strukun n’ditë mjerimit,
As nuk kemi kúj m’i u pshtetun
Nder tallaze të desprimit
Posë Njasajë së Lumes Nânë,
Qi âsht si dritë e âsht si hânë.

6 Ajo, po, nder hallet t’ona
Tash na njet doren ndimtare,
Pse si heret, si ne vona
Âsht diftue njimend Shqyptare,
Vetë perherë ka’i ká bâ hije
Ksajë së hijshmes tokë Shqynije.

7 Prá ksajë Virgjen fatamire,
Qi â’ e kulluet si rrezja e dillit,
Të tânë gaz e të tânë hire,
Nânë e Hy’it e Nânë e Kshillit,
Ti kushtohet p’rherë Shqypnija
Si nder t’mira ashtû nder t’kqija.

8 Nder zamakë e nder zymyla,
Nder blerime të erandshme,
Valle-valle me bylbyla,
Tue kndue kangë e lavde t’kandshme,
T’a nderojmë na Zojen t’onë
Në ketë muej e përgjithmonë.

(Marrë nga Atë Gjergj Fishta, Vallja e Parrizit,  Shkodër, 1925, fq 33-34)

21 maj 2022, 13:01