Kërko

Dioqeza Prizren-Prishtinë përuroi bibliotekën “Ernest Koliqi"

Me nismën e ipeshkvit tё Prizren-Prishtinё, imzot Dodё Gjergji, mё 20 maj, pranё kon-Katedrales Shёn Nёnё Tereza nё Prishtinё, u pёrurua biblioteka “Ernest Koliqi”. Nё bibliotekë flasin flasin shpirtrat e pavdekshëm e mendjen e ndritura. Biblioteka mban emrin e shkodranit Ernest Koliqi, shkrimtarit tё madh e kolosit tё letërsisë shqipe, i cili ёshtё i lidhur me Kosovёn. Nё kohёn kur ai qe ministёr arsimi, Koliqi mundësoi hapjen e shkollave shqipe në Kosovë e në troje tjera.

R.SH. - Vatikan

Me nismën e ipeshkvit  tё Prizren-Prishtinёs, imzot Dodё Gjergji, tё premten e kaluar mё 20 maj, nё ambiente tё selisë ipeshkvnore tё Kosovës, pranё kon-Katedrales Shёn Nёnё Tereza, nё Prishtinё, u pёrurua biblioteka “Ernest Koliqi”. 

Biblioteka, e përgatitur nga Kisha dioqezane Prizren Prishtinë, mban emrin e shkodranit Ernest Koliqi, shkrimtarit tё madh e kolosit tё letërsisë shqipe, i cili ёshtё i lidhur me Kosovёn. Nё kohёn kur qe ministёr arsimi nё Tiranё, Prof Ernest Koliqi mundësoi hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe në troje tjera shqiptare në të gjithë rajonin. 

Kjo bibliotekë, aktualisht, ka me rreth 20.000 libra, të fushave të ndryshme të dijes, dhuruara nga institucione, shtëpi botuese të ndryshe dhe personalitete të njohura në Kosovë e më gjerë, dhe është në shёrbim tё studenteve e tё dashamirësve tё librit, njё shёrbim ky qё  Kisha nё Kosove sot ofron pёr tё gjithё. Nё bibliotekë flasin shpirtrat e pavdekshëm e mendjen e ndritura. Mё hollёsisht nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt:

Nga Prishtina tё ndjekim shёrbimin e Rabie Ibrajt

Nё mbrëmjen e sё premtes, 20 maj, pranë Kuries dioqezane Prizren-Prishtinё, u  inaugurua biblioteka “Ernest Koliqi”. Ceremonia u mbajt nё qendrën “BogdaniPolis” pranё konkatedrales “Shen Nene Tereza” nё Prishtinё, me njё pjesëmarrje tё personaliteteve nga jeta kulturore, fetare, arsimore dhe nga shoqёria e politika e vendit.

Inaugurimi i bibliotekes “Ernest Koliqi” u bё pikerisht nё ditёlindjen e 119-tё tё kёtij kolosi kombetar, iniciativё kjo e para dy vjetёsh e ipeshkvit tё dioqezës Prizren Prishtine, imzot Dodё Gjergjit, qё u finalizua me prerjen zyrtare tё shiritit pёrurues nga kryetari i Komunёs sё Prishtinёs, Pёrparim Rama dhe imzot Dode Gjergjit, i cili edhe i pershendeti tё pranishmit, kujtoi idenë e hapjes se kësaj biblioteke si shёrbim qё Kisha ofron pёr vendin.

“Katedralja dhe i gjithe ky kompleks ёshtё njё dhuratё pёr kryqytetin, njё kujtim pёr tё kaluarёn tonё, qё ndihmon edhe sot, prandaj kemi dashur qё nё kuadёr tё Katedrales, tё kemi qytetin e Bogdanit, tё cilin e quajtёm “BogdaniPolis”. Mё kёtё bibliotekё realizohet edhhe diçka e bukur pёr tё gjithё, ” tha ipeshkvi.

Ndёrkaq, kryetari i Prishtines, Perparim Rama, tha se ndjehet i lumtur per kete ngjarje madhore qe po i ndodh kryeqytetit, fale Kishes Katolike. Duke vleresuar larte figuren e atdhetarit, shkrimtarit e politikanit largpames te kohes, tha mes tjerash, se shkodrani Ernest Koliqi, nje shkrimtar i madh i letersise shqipe ishte edhe minister i arsimit ne Tirane qe ne kohen e luftes se Dyte Boterore. Ai dergoi mbi 200 mesimdhenes shqiptar per te hapur shkolla shqipe anembane viseve te Kosoves, kur ne ate kohe pothuajse ndalohej te flitej shqip, e lere te mesohej ne gjuhen amtare. Prandaj, hapja e kesaj biblioteke me emrin e tij nderon gjithe kombin tone, ndersa kjo ngjarje e mrekullueshme i shton vleren eventeve tjera qe po zhvillohen ne kryeqytetin tone, tha Perparim Rama.

Ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Qemal Minxhozi, tha se kjo biblioteke eshte me interes te vecante ne llojin e vet, ndersa ajo qe te mbush me teper eshte vepra e te madhit Ernest Koliqi, sepse ai i tregoi botes se pavaresisht  sistemeve e represionit, e drejta, arti e kultura qe i sherbejne popullit nuk shuhen kurre. “Politika eshte momentale, ndersa veprat e koloseve tane jane te pavdekshme”, tha Minxhozi.

Ne vazhdim gjeresisht per jeten e vepren e Ernest Koliqit, foli Xhavit Beqiri profesor ne Universitetin e Prishtines. Biblioteka “Ernest Koliqi, fillimisht ka nje kapacitet me rreth 20.000 libra, te dhuruara nga institucione e shtepi botuese te ndryshe dhe personalitete te njohura ne Kosove e me gjere. Ndersa, synohet qe te sistemohen edhe 50-000 tituj te tjere. Biblioteka ka tituj nga te gjitha fushat e shkencave dhe krijimtarise ne gjuhet, shqip, latinisht, italisht, anglisht, gjermanisht, frengjisht e kroatisht. Dominojne shkencat albanologjike e teologjike, pastaj edhe nga historia e letersa shqiptare.

Ne fund te kesaj ngjarjeje falenderoj per pjesemarrje, famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi, duke u shprehur se kjo biblioteke ne menyre te vecante do te jete ne sherbim te studenteve. “Edhe keta te rinj e te reja qe kenduan per ne dhe udhehoqen programin jane studente ne kryeqytetin tone” tha dom Fatmiri, duke numeruar te gjithe kontribuesit per biblioteken “Ernest Koliqi” te Kishes Katolike ne Kosove. 

23 maj 2022, 11:04