Kërko

Vetrate della Chiesa interno Vetrate della Chiesa interno 

Shenjtorët e javës 13 - 20 mars

E diel 13 mars, Kisha kremton të Dielën e Dytë të Kreshmëve. Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielёs sё 2-tё tё Kreshmёve, në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit, na kujton një moment teje të veçantë të jetës së Jezusit, shndërrimin e tij. Kjo ngjarje e ndriçon udhën krezhmore: pendesa e agjërimi që praktikojmë, kanë si qëllim ta shndërrojnë jetën tonë sipas shembullit të Jezusit

R.SH. - Vatikan

E diel 13 mars, Kisha kremton të Dielën e Dytë të Kreshmëve, kohën që paraprijnë e përgatit kremtimin e Pashkëve. Kjo kohë e fortë krezhmore, na fton të bëjmë vepra bamirësie, të pendohemi e të agjërojmë, duke iu lutur me gjithë zemër Zotit për të na falur, me vetëdijen se të gjithë jemi mëkatarë e se duam jetën e re, në Zotin. Liturgjia e Fjalës së Zotit e Dielёs sё 2-tё tё Kreshmёve, në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit, na kujton një moment teje të veçantë të jetës së Jezusit, shndërrimin e tij. Kjo ngjarje e ndriçon udhën krezhmore: pendesa e agjërimi që praktikojmë, kanë si qëllim ta shndërrojnë jetën tonë sipas shembullit të Jezusit

Po sot më 13 mars, kalendari kishtar përkujton edhe shën Sabinin, martir; shën Patricien; shën Kristinën martire e shën Leandrin, ipeshkëv i Seviljes. 

Të hënën më 14 mars, kalendari kishtar përkujton shën Matildën, mbretëreshë dhe të Lumin Plaçido Rikardin, murg i bazilikës së shën Palit jashtë mureve të Romës. Liturgjia e ditës na kujton se të jesh i krishterë nuk do të thotë vetëm t’u bindesh urdhërimeve të Tënzot. Kryesisht duhet të dëgjosh Krishtin, që është Rruga, e Vërteta e Jeta dhe ta zbatosh Fjalën e tij.

Të martën më 15 mars, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë papë; e shën Luizën de Marijak, bashkëthemeluese e Bijave të dashurisë e të shën Klementin Hofbauer, meshtar redentorist. Liturgjia e ditës na kujton rëndësinë e dëgjimit të fjalës së Zotit e të ballafaqimit me të, sa herë që, si farizejtë, tundohemi të gjykojmë njerëz e ngjarje.

Të mërkurën më 16 mars, kalendari kishtar përkujton shën Hilarin e Shën Tacianin, martirë të Akuilesë. Liturgjia e ditës na kujtojn se vetëm Zoti ka fjalët e jetës së amshuar, se është dashuri e se na fton të duam e të duhemi.

Të enjten më 17 mars, kalendari kishtar përkujton shën Patrikun, ipeshkëv, apostull i Irlandës dhe shën Gjonin Sarkandër. Liturgjia e ditës na kujton ftesën e përsëritur të Zotit për t’u penduar, ndonëse Ai i Lumi e di mirë se do të mëkatojmë përsëri. Atij i intereson që ne t’i flakim maskat e hipokrizisë e të pranojmë haptazi se kemi tepër nevojë për mëshirën e Tij Hyjnore për t’u shëlbuar.

Të premten më 18 mars, kalendari kishtar përkujton shën Çirilin, ipeshkëv i Jeruzalemit e doktor i Kishës dhe shën Anselmin, ipeshkëv i Lukës. Liturgjia e ditës na kujton sa i madh është ndryshimi ndërmjet asaj që themi e asaj që bëjmë. Duke pasur për model Atin qiellor e për mësues Krishtin, të mos harrojmë kurrë se duhet të sillemi si shërbëtori para zotërisë e si nxënësi para mësuesit.

Të shtunën më 19 mars, kalendari kishtar përkujton shën Jozefin, fatin e Zojës së Bekuar, Pajtor i Kishës universale. Është dita e emrit të Papës se nderit Jozef Ratzinger. Festa e shenjtit na bind se mënyra si veproi Zoti me Shën Jozefin, është po ajo që përdor edhe sot: Hyji i gjen gjithnjë njerëzit e përshtatshëm, në çastet kur dëshiron të realizojë planet e tij, sepse Zoti i mban premtimet e veta.

Të dielën e ardhshme më 20 mars, Kisha katolike romake do të kremtojë të Dytë të Kreshmëve, e po më 20 mars, kalendari kishtar përkujton edhe  Shën Gjon Nepomuçenin e Shën Klaudien. 

 

 

13 mars 2022, 09:54