Kërko

Katolikët rusë i luten me Papën Marisë për paqen në Ukrainë

Kisha e Rusisë e jetoi me emocion e devocion të jashtëzakonshëm pjesëmarrjen në aktin e Kushtimit të Rusisë dhe Ukrainës Zemrës së Papërlyer të Marisë. Imzot Paolo Pezzi, kryeipeshkëv i kryedioqezës së Nënës së Zotit, në Moskë, pohoi se njerëzit luteshin si të ishin fizikisht pranë Papës

R.SH. - Vatikan

Mbarë Kisha mori pjesë dje pasdite në aktin, gjatë të cilit Rusia, Ukraina dhe mbarë njerëzimi iu kushtuan Zemrës së Papërlyer të Marisë. Akt i kryesuar në Shën Pjetër nga Papa Françesku e i ndjekur nga mbarë bota. Imzot Paolo Pezzi, kryeipeshkëv i kryedioqezës së Nënës së Zotit, në Moskë, nënvizoi se kushtimi ishte tejet i rëndësishëm në këto çaste, kur lufta vijon, e me të, edhe viktimat, dhimbja, ikja, dëshpërimi.

“E jetuam me përkushtim të madh çastin e Kushtimit Zemrës së Papërlyer të Marisë - i shkruan prelati Radio Vatikanit - Vatican News. Ndërsa nga kryedioqeza e Nënës së Zotit, në Moskë, vikari i përgjithshëm, atë Kirill Gorbunov, nënvizon rëndësinë e kushtimit, të kërkuar e të shumëpritur nga gjithë besimtarët rusë, mbi shpirtrat e të cilëve peshon tepër rëndë sulmi gjakatar, i nisur nga viset ku jetojnë. Nuk kërkohej, as pritej ndonjë akt magjik, që të mund ta shndërronte mrekullisht situatën. Po të gjithë besonin e besojnë plotësisht se mund t’i ndërrojë zemrat e njerëzve e t’i nxisë të kërkojnë një fund paqësor të gjithë kësaj tragjedie, që e lë pezull gjithë njerëzimin!

26 mars 2022, 11:52