Shenjtorët e javës 6 - 13 shkurt
R.SH. – Vatikan
E diel 6 shkurt, Kisha katolike kremton të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, po mё 6 shkurt, kalendari përkujton shën Pal Mikin me shokë, martirë japonezë dhe shën Dorotenë, virgjër e martire.
Ungjilli, i dielës së 5-të gjatë vitit kishtar, nga Luka (Lk 5,1-11) na tregon se Jezusi Zot na thërret të lëmë gjithçka e ta ndjekim pas: vetëm kështu jeta, vetëm kështu peshkimi do të jetë i begatshëm sepse do ta kemi kuptuar se të rrezikosh gjithçka për Krishtin është siguria më e madhe që mund të kemi në jetë. I refuzuar prej besimtarëve të sinagogës, jashtë heshtjes së thellë të tempullit, Jezusi shkon në bregun e liqenit, në zhurmën e zërave të portit të vogël të Karfarnaumit, vend takimesh për hebrenj e të huaj, dhe aty fillon t’ua kumton të gjithëve Ungjillin e vet.
Të hёnёn me 7 shkurt,kalendari përkujton shën Rikardin meshtar dhe të Lumin Piun IX, papë.
Të martёn më 8 shkurt, kalendarit kishtar përkujton shën Jeronim Emilianin, themelues i Etërve Somaskë, pajtor qiellor i jetimëve dhe i të rinjve të braktisur, dhe shën Jozefina Bakhitën, virgjër.
Të mёrkurёn me 9 shkurt, kalendari përkujton shën Apoloninë.
Të enjten me 10 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Skolastikën, virgjër, motër e Shën Benediktit dhe shenjtorët Zotikun, Gjaçintin e Amancin martirë.
Të premten mё 11 shkurt, Kisha katolike do tё kremtojё festën e Zojës Lurdë. Po më 11 shkurt kremtohet Dita e 30-të Botërore e të Sëmurit. Tema e mesazhit tё Papës Françesku për Ditën e 30-të Botërore të të Sëmurëve 2022 ёshtё “Bëhuni të mëshirshëm, siç është i mëshirshëm Ati juaj” (Lk 6,36). Mëshirë, dashuri, kujdes dhe ngushëllim. Këto janë fjalët kryesore, që lexohen në Mesazhin e Papës Françesku për Ditën e 30-të Botërore të të Sëmurëve me temë: “Bëhuni të mëshirshëm, siç është i mëshirshëm Ati juaj” (Lk 6,36). Qëndrimi pranë të vuajturve në udhëtimin e dashurisë”.
Të shtunёn mё 12 shkurt, kalendari kishtar pёrkujton Shenjtorët e Abitenës, Saturninin me shokët martirë.
Të dielёn e ardhshme me 13 shkurt, Kisha katolike do tё kremtojё tё dielёn e 6-tё gjatё vitit kishtar, gjithnjё mё 13 shkurt, kalendari pёrkujton shёn shën Martinianin, shën Fatmirin (Benigno-n).