Kërko

Interno abbazia, vetrate Interno abbazia, vetrate

Shenjtorët e Javës 23 - 30 janar

Episodi i Ungjillit të kёsaj sё diele të 3-të të vitit kishtar nga Luka, flet për Jezusin, i cili në Sinagogë çohet për të lexuar fragmentin e Izaisë profet që flet për mandatin e shpalljes së “lajmit të mirë” të varfëve dhe çlirimin e të gjithë të shtypurve, të cilin e mbyll me një koment që i le të habitur të pranishmit: “Sot shkoi në vend kjo pjesë e Shkrimit shenjt që e dëgjuat me veshë tuaj”. Në këtë pohim, e kemi të përmbledhur tërë eksperiencën e krishterë

R. SH. - Vatikan

E diel 23 janar, Kisha katolike kremton tё dielёn e 3-të gjatë vitit kishtar 'C', po mё 23 janar, kalendari përkujton shën Emerencianen, martire romake e shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.

Ungjilli i kësaj së diele nga Luka (Lk 1,1-4;4,14-21) na ftona të ndjekim Jezusin që ecën rrugëve të botës për ti kumtuar të gjithë njerëzve shpëtimin shpirtëror, siç na tregon pjesa e Ungjillit të kësaj së diele, e gjejmë në Nazaret në mesin e familjarëve e të bashkëqytetarëve të vet. Gjendemi në ditën javore kushtuar Zotit, dhe Jezusi hynë në sinagogë për të dëgjuar Fjalën e Hyjit, për të medituar, për të kënduar psalme. Aty, në atmosferë të lutjes, i kumton të gjithëve se koha e pritjes është plotësuar, se momenti i profetizuar, pra i paralajmëruar nga Izaia profet, kur të varfrit, të burgosurit, të shtypurit do të dëgjonin Ungjillin, do të thotë lajmin e mirë të çlirimit, tashmë ka ardhur. E Ungjilli, lajmi i mirë i çlirimit dhe i shpëtimit pra është Ai, Jezu Krishti.

Të  hёnёn me 24 janar, kalendari kishtar përkujton shën Françeskun Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.

Tё martёn mё 25 janar, kalendarit kremton festёn e Kthimit të Shën Palit Apostull, ungjillёzuesit popujve dhe tё popullit shqiptar.

Tё mёrkurёn mё 26 janar, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Timoteun e Titin, dishepujt të shën Palit e ipeshkvij.

Tё enjten mё 27 janar, kalendari kishtar pёrkujton Shën Angjela Meriçin, virgjër.

Tё premten mё 28 janar, kalendari pёrkujton Shën Tomёn e Akuinit, rregulltar domenikan, filozof e teolog. 

Te shtunёn me 29 janar, kalendari kishtar pёrkujton Shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës e Shenjtorët Papia e Mauri, ushtarë martirë

Tё dielёn e ardhshme mё 30 janar, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielёn e 4-tё gjatё vitit kishtar, e gjithnjё mё 30 janar,  kalendari kishtar pёrkujton Shën Martinën, martire.

 

23 janar 2022, 09:25