Kërko

Imzot Arjan Dodaj: shtegtar tё shpresёs, nё shёrbim tё njeriut

Imzot Arjan Dodaj: nё emёr tё Krishtit, shtegtar tё shpresёs, nё shёrbim tё njeriut. Jemi tё thirrur tё gjithё si Kishё tё jemi shёrbёtorё tё Krishtit, duke dëgjuar zërin e Virgjrës Mari, duhet tё bëjmë atё çfarё na thotё Jezusi. Zoti na flet nё historinё e shёlbimit qё manifestohet nёpёrmjet Kishёs, sot, nё atё qё Kisha po përjeton, nё ecjen e saj sinodale tё Kishёs dhe nё përgatitjen pёr Vitin Jubilar 2025 qё ka si temё ‘shtegtar tё shpresёs’

R.SH. - Vatikan

Tё shtunën e ardhshme, mё 22 janar 20202, imzot Arjan Dodaj do tё fillojё misionin e tij në krye tё Kishёs katolike kryedioqezane Tiranё-Durrёs si kryeipeshkёv i ri, duke hapur, keshtu, njё faqe tё re nё jetёn e Kishёs qё i ёshtё besuar kujdesit tё tij baritor.

Nё pragun e fillimit zyrtar tё misionit tё tij, mё 12 janarin e kaluar, nё përfundim tё audiencës sё përgjithshme, mbajtur nё sallёn Pali VI nё Vatikan, Imzot Arjani u takua me Papёn Françesku, i cili, kujtojmё, mё 20 nёntorin e kaluar, e emëroi imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkёv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit.

Imzot Arjan Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe, në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos, e ka zgjedhur si moto tё jetёs e shërbimit tё tij ipeshkёvnor fjalët testament e dhuratë të Jezusit mbi Kryq “Ecce Mater tua!” - “Qe Nëna jote!”.

“Jemi tё thirrur tё gjithё, si Kishё, tё jemi tё lidhur me Pjetrin, tё jemi shёrbёtorё tё Krishtit, duke dëgjuar zërin e Virgjrës Mari, e cila na fton tё bëjmë atё çfarё na thotё Jezusi. E Zoti na flet nё historinё e shёlbimit, qё manifestohet nёpёrmjet Kishёs, sot, nё atё qёKisha po përjeton konkretisht, nё  ecjen e saj sinodale dhe nё përgatitjen pёr Vitim Jubilar 2025  qё ka si temё ‘shtegtar tё shpresёs’”, pohon, mes tjerash, nё mikrofonin e redaksisë shqipe tё Radio Vatikanit – Vatican News Imzot Arjan Dodaj.

Kryeipeshkvi i ri i Tiranё-Durrёsit imzot Arjani nё bisedё me dom David Gjugjёn flet edhe pёr takimin qё pati me Papёn Françesku, pёr misionin qё Ati i Shenjtё Bergoglio ia besoi nё krye tё Kishes kryedioqezane Tiranё-Durrёs, pёr sfidat qё Kisha ka nё realitetin e sotёm tё “mbingarkuar nga vёshtirёsitё, posaçërisht nga pandemia, pa harruar se jemi gjithmonё tё mbёshtetur nga Hiri Tёnzot. Prandaj tё kapur pёr Krishtin, Bari, Mёsues e Shёblues, mund tё zbulojmё shpresёn nё Tё.  “Shtegtar tё shpresёs” ёshtё edhe tema e vitit tё ardhshëm jubilar 2025 dhe nё njё farё mёnyrё ёshtё edhe njё nxitje pёr misionin e Kishёs e tё çdo besimtari. Po  ta dёgjojmё Imzot Arjan Dodaj:

Imzot Arjan Dodaj
18 janar 2022, 09:35